Kryesore

“Euro2020”, Itali fiton kampionatin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:55 - 11/07/21 |
Opi Nion

Italia është shpallur kampione e “Euro2020”.

Ndeshja ka përfunduar 3-2 për Italinë. Koha e rregull, 90′ ka përfunduar me barazim, ndërkohë që Italia është shpallur kampione nga golat e shënuar me penallti.

Pjesa e parë foli për Anglinë, pasi u mbyll me avantazhin e saj falë golit të Luke Shaw që në minutën e dytë.

Ndërsa pjesa e dytë foli për Italinë. Leonardo Bonucci arriti që një top në rrëmujë ta shndërronte në gol dhe të kthente në lojë Italinë në minutën e 67.

Italia arriti që të dominonte të gjithë pjesën e dytë, por kjo nuk i ka dhënë fitoren dhe ka bërë që ndeshja të shkonte me shtesë.

Arbitër kryesor i finales së Euro 2020 ishte një holandez. I njohur për pasurinë marramendëse që zotëron, Bjorn Kuipers, ishte ai që vendosi drejtësi mes Italisë dhe Anglisë./Opinion.al

Pas