Aktualitet

Etilda Gjonaj në krye të listës së PS për Tiranën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:10 - 03/03/21 |
Opi Nion

Etilda Gjonaj do të jetë në krye të listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës. Pjesë e listës për kryeqytetin do të jetë edhe prefekti i Tiranës, Toni Gogu.

Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama ditën e sotme gjatë prezantimit të programit ‘Drejtësia që duam’.

Ndërkohë, po gjatë aktivitetit të sotëm nënkryetarja e Kuvendit,  Vasilika Hysi njoftoi se nuk do të garojë për deputete në zgjedhjet e 25 prillit./Opinion.al

Pas