Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Escobar dhe Lajçak vizitojnë këtë javë Prishtinën dhe Beogradin

2022/08/22 at 3:12 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Escobar dhe Lajçak vizitojnë këtë javë Prishtinën dhe Beogradin

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, pritet të vizitojnë këtë javë Prishtinën dhe Beogradin, mëson Radio Evropa e Lirë nga burimet diplomatike në Bruksel.


Radio Evropa e Lirë ka marrë vesh nga burimet e saj se Escobar dhe Lajçak do të qëndrojnë të mërkurën në Prishtinë.

Sipas këtyre burimeve, ata do të bëjnë përpjekje për të bindur palët që të arrijnë marrëveshje për tejkalimin e tensioneve në veri të Kosovës si dhe për çështjen e targave të veturave dhe dokumentet serbe.

Në takimin e fundit të nivelit të lartë në Bruksel, që është mbajtur më 18 gusht, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk kanë arritur marrëveshje për këto çështje.

Megjithatë burimet e BE-së kanë thënë se “do ta vazhdojnë punën intensive në kërkim të zgjidhjes” dhe se “derisa të mos arrihet zgjidhja, nuk do ta konsiderojnë këtë rund të dialogut si të përfunduar”.

Në Bruksel, diplomatët pranojnë se ka hapësirë për rritjen e tensioneve, prandaj edhe duan që të dyja palët të jenë të përgjegjshme, të kërkojnë zgjidhje dhe të evitojnë sjelljet që mund të shkaktojnë përshkallëzim të situatës.

Në BE e kanë përsëritur se “nuk duan të shohin në Kosovë, skena çfarë janë parë në fund të muajit korrik dhe fillim të muajit gusht”.

Fakti se Escobar dhe Lajçak pritet të shkojnë së bashku në Beograd dhe Prishtinë, shihet si dëshmi se BE-ja dhe SHBA-ja po punojnë së bashku në drejtim të arritjes së një zgjidhjeje për çështjet e targave dhe dokumenteve serbe.

Shtetet e Bashkuara e kanë përsëritur se mbështesin plotësisht procesin e ndërmjetësuar nga blloku evropian.

Ndërkohë zyrtarë të BE-së i janë falënderuar SHBA-së për rolin aktiv dhe konstruktiv në kërkim të zgjidhjes dhe në mbështetje të dialogut.


Esobar ka qëndruar në Bruksel më 18 gusht, kur është zhvilluar dialogu mes Kurtit dhe Vuçiçit.

Ai është takuar ndaras me të dy liderët dhe Lajçakun.

Burimet diplomatike në Bruksel pohojnë se këto ditë ka interesim dhe angazhim të shtuar edhe të disa liderëve perëndimorë për të gjetur zgjidhje.

Vetë Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë pas takimit të liderëve të Kosovës dhe Serbisë se ka kohë deri më 1 shtator, ndonëse ka tërhequr vërejtjen se koha “po ec”.

Nga takimet e të dërguarve të posaçëm të BE-së dhe SHBA-së në Prishtinë dhe Beograd, do të varet nëse do të ketë takim të ri në kuadër të dialogut në Bruksel, dhe nëse po, në çfarë niveli.

Pse pati tensione në veri?

Takimet në Bruksel u thirrën pasi serbët lokalë më 31 korrik dhe 1 gusht vendosën barrikada si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatim të dy vendimeve: për targat e makinave dhe dokumentet serbe.

Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje për lëvizje të lirë prej vitit 2011.

Serbia e ka zbatuar atë menjëherë.

Kosova e ka zbatuar më 1 gusht – për pak orë – pikën për dokumentin për hyrje/dalje dhe e ka shtyrë zbatimin e vendimit për 1 shtator, me qëllim të uljes së tensioneve në veri.

Ndërkohë serbët i kanë hequr barrikadat.


Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar po ashtu një shtyrje të tillë, ndonëse kanë thënë se Kosova ka të drejtë të zbatojë këto vendime.

Qeveria e Kosovës ka thënë se kryeministri Kurti, ka diskutuar për dy tema në takimet e 18 gushtit.

Sipas Qeverisë, në takim është diskutuar për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes përfundimtare.

Sipas saj, Kurti ka theksuar se kjo marrëveshje duhet të ketë në qendër njohjen reciproke, prandaj edhe “ ka prezantuar disa kapituj me elemente përkatëse që duhet t’i përmbajë kjo kornizë”.

“Tema e dytë ishin çështjet aktuale politike e të sigurisë për të cilat kryeministri Kurti tregoi për rëndësinë e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vendin tonë si garancione të paqes, sigurisë dhe barazisë për të gjithë qytetarët pa dallim”, është thënë mes tjerash në komunikatën e Qeverisë më 18 gusht.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë më 21 gusht në Beograd se ka marrë mbështetjen e përfaqësuesve të serbëve nga Kosova për një zgjidhje kompromisi për çështjen e targave dhe dokumenteve serbe.

Sipas tij, Serbia nuk do të lejojë kolona të refugjatëve dhe se në rundin e fundit të dialogut, Kosova ka folur për një marrëveshje përfundimtare prej gjashtë pikash.

Pas takimit me përfaqësuesit serbë nga Kosova, Vuçiç ka thënë para kombit se nuk e di se cila mund të jetë zgjidhja e kompromisit për çështjen e targave dhe dokumenteve serbe.

“Sapo ta kuptoj, do t’ju njoftoj. Ne do të përpiqemi, do të bëjmë më të mirën. Nëse mundemi, mundemi, nuk mundemi, nuk mundemi”.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur 11 vjet më parë.

Deri më tani janë arritur më shumë se 20 marrëveshje në fushat si ajo e energjisë, telekomunikacionit, drejtësisë, doganave, lirisë së lëvizjes, por jo të gjitha janë zbatuar.

Kosova insiston që dialogu për normalizim të marrëdhënieve të përmbyllet me njohje reciproke në mes të të dyja vendeve.

Serbia, në anën tjetër kërkon zgjidhje kompromisi./REL

 



Ju sugjerojmë

Kthimi i “Përbindëshit të detit”? Kina dhe SHBA-ja ringjallin ekranoplanin
Bota

Kthimi i “Përbindëshit të detit”? Kina dhe SHBA-ja ringjallin ekranoplanin

13 Korrik, 2025 9:13 am
Intervista e diplomatit Daum: Më shumë isha ambasador i shqiptarëve tek qeveria ime
Bota

Intervista e diplomatit Daum: Më shumë isha ambasador i shqiptarëve tek qeveria ime

13 Korrik, 2025 9:05 am
Trashëgimi e kulturës botërore, UNESCO merr në mbrojtje kështjellat e mbretit Ludwig
Bota

Trashëgimi e kulturës botërore, UNESCO merr në mbrojtje kështjellat e mbretit Ludwig

13 Korrik, 2025 8:51 am
Sot përpjekja e 46-të për konstituimin e Kosovës/ A do të zgjidhet ngërçi politik?
Rajoni

Sot përpjekja e 46-të për konstituimin e Kosovës/ A do të zgjidhet ngërçi politik?

13 Korrik, 2025 8:43 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 13 korrik 2025

13 Korrik, 2025 8:38 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 13 korrik 2025

13 Korrik, 2025 8:27 am
Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
Bota

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

12 Korrik, 2025 10:32 pm
Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
Aktualitet

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

12 Korrik, 2025 10:08 pm
Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
Bota

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

12 Korrik, 2025 9:24 pm
Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
Bota

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

12 Korrik, 2025 9:09 pm
Para
Inceneratori i Tiranës/ PD: Zoto, Mërtiri dhe Gugallja marrin 80 mijë euro në ditë

Inceneratori i Tiranës/ PD: Zoto, Mërtiri dhe Gugallja marrin 80 mijë euro në ditë

Refuzohet hyrja për 500 shtetas të huaj në Rinas

Refuzohet hyrja për 500 shtetas të huaj në Rinas

Meta ndan foton me familjen nga mali i Tomorrit,çfarë iu uron besimtarëve bektashinj

Meta ndan foton me familjen nga mali i Tomorrit,çfarë iu uron besimtarëve bektashinj
















TE FUNDIT

Kthimi i “Përbindëshit të detit”? Kina dhe SHBA-ja ringjallin ekranoplanin

Kthimi i “Përbindëshit të detit”? Kina dhe SHBA-ja ringjallin ekranoplanin
13 Korrik, 2025

Në kulmin e Luftës së Ftohtë, në vitet ’60, analistët e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA) vërejtën një mjet...

Lexo më shumë

Intervista e diplomatit Daum: Më shumë isha ambasador i shqiptarëve tek qeveria ime

Intervista e diplomatit Daum: Më shumë isha ambasador i shqiptarëve tek qeveria ime
13 Korrik, 2025

Werner Daum një diplomat gjerman, jurist dhe autor botimesh mbi historinë e kulturës, ndërroi jetë gjatë një vizite në Shqipëri,...

Lexo më shumë

Trashëgimi e kulturës botërore, UNESCO merr në mbrojtje kështjellat e mbretit Ludwig

Trashëgimi e kulturës botërore, UNESCO merr në mbrojtje kështjellat e mbretit Ludwig
13 Korrik, 2025

Në mbledhjen e Komisionit të Trashëgimisë së Kulturës Botërore të UNESCO-s në Paris u pranuan në listën e objekteve të...

Lexo më shumë

Sot përpjekja e 46-të për konstituimin e Kosovës/ A do të zgjidhet ngërçi politik?

Sot përpjekja e 46-të për konstituimin e Kosovës/ A do të zgjidhet ngërçi politik?
13 Korrik, 2025

Ditën e sotme do të mbahet përpjekja e 46-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Seanca në Kuvend, do të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com