Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ermal Dredha ambasador në Zvicër, dakordësi e plotë mes mazhorancës dhe opozitës

2025/11/04 at 2:28 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ermal Dredha ambasador në Zvicër, dakordësi e plotë mes mazhorancës dhe opozitës

Në Komisionin për Politikë të Jashtme, kryetari i Grupit Parlamentar Të Partisë Socialiste, Taulant Balla vlerësoi qëndrimet e ish-ministrave të jashtëm Tritan Shehu, Edmond Haxhinasto si dhe të deputetit të ri Erald Kapri për Ermal Dredhën, një diplomat karriere me eksperiencë të gjatë.

Në fjalën e tij, Balla theksoi se zgjedhja e Dredhës tregon ndryshimin pozitiv në qasjen e Ministrisë së Jashtme ndaj marrëdhënies së veçantë me Zvicrën, ku jetojnë mbi 300 mijë shqiptarë, të cilët duhet ta shohin ambasadën shqiptare në Bernë si “shtëpinë e tyre”, e cila duhet të jetë qendër bashkimi për diasporën, pavarësisht origjinës nga Shqipëria, Kosova, Presheva apo Çamëria.

Balla bëri të ditur se Ministria e Arsimit po përgatit një aplikacion të ri të “Abetares digjitale”, të mbështetur nga inteligjenca artificiale, që do të mund të përdoret në çdo shtëpi ku jeton një fëmijë shqiptar jashtë vendit.

Deputetët e vlerësuan vendimin e qeverisë për të dërguar në Zvicër një diplomat të këtij niveli, duke e cilësuar Dredhën si një nga emrat më të përgatitur në shërbimin e jashtëm shqiptar.

Fjala e plotë e Taulant Ballës:

Jo shpesh do të kesh mundësinë që edhe kolegët e opozitës dhe të mazhorancës të bien dakord. E vlerësoj shumë gjithçka, tha ministri i Jashtëm Shehu, ministri i Jashtëm Haxhinasto, por edhe kolegu më i ri i Kapri, një historian me shumë eksperiencë për pjesën profesionale, ato që u thanë tani, sa i përket marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Zvicrës, jam plotësisht dakord me konstatimin e tre kolegëve parafolës, që marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Zvicrës, edhe pse në këto 35 vite kanë qenë marrëdhënie të shkëlqyera, duke vlerësuar kështu kontributin tejet pozitiv të Konfederatës Zvicerane sa i përket mbështetjes financiare të shumë projekteve zhvillimore, shumëplanëshe. Dhe Kuvendi i Shqipërisë, për ata që nuk e dinë, është një prej përfituesve direkt të programeve të qeverisë zvicerane, sa i përket forcimit të kapaciteteve institucionale dhe të shumë çështjeve të tjera. Edhe këtu, për shembull, nënvizoj që më në fund Kuvendi i Shqipërisë ka një qendër të vetën studimore dhe një bibliotekë siç i kishte hije, falë projekteve të zhvilluara nga Konfederata Zvicerane.

I parë si një partner i rëndësishëm, jam plotësisht dakord me kolegët që vijnë nga opozita, që kishte ardhur koha që në krye të ambasadës sonë atje të vinte një ambasador me shumë eksperiencë, i rritur në Ministrinë e Jashtme, por edhe që ka pasur mundësinë të zhvillojë një karrierë të konsoliduar diplomatike me disa emërime të rëndësishme. Fakti që Ministria e Jashtme, nga burimet e veta njerëzore, zgjedh zotin Dredha, na bën të kuptojmë që ka ndryshuar pra dhe qasja e Ministrisë së Jashtme sa i përket kësaj marrëdhënieje të veçantë që duhet të kemi me Zvicrën.

Kur fola për dimensionin ekonomik, janë mbi 260 milionë franga zvicerane, ndoshta edhe më shumë, sepse disa prej projekteve kanë vijuar edhe pas një vendimi të Konfederatës për të ndërprerë një pjesë programesh – jo për shkak të Shqipërisë, por për shkak të faktit se Shqipëria tashmë është në një fazë tjetër zhvillimi.

Janë më shumë se 300 mijë shqipfolës që jetojnë në Konfederatë, kryesisht në kantonet e Zyrihut, Argaut, Sen Galenit e Bernës, ndoshta më pak në pjesën e Gjenevës. Por e rëndësishme është që për ambasadorin e Shqipërisë në Zvicër nuk duhet të ketë asnjë dallim sa i përket qasjes, nëse janë shqiptarë nga Shqipëria, nga Kosova, nga Presheva apo Medvegja, nga Maqedonia e veriut, Mali i Zi apo Çamëria – kudo qofshin.

Ata shqiptarë që jetojnë në Zvicër duhet ta shohin ambasadën e Shqipërisë në Bernë si shtëpinë e tyre. Është përgjegjësi për ambasadën dhe për ambasadorin e ri të Shqipërisë në Zvicër që të jetë pika e referimit për shumë aktivitete.

Qeveria shqiptare tashmë e ka diasporën një prej prioriteteve të veta madhore. Ministritë përkatëse, qoftë Ministria e Kulturës, qoftë Ministria e Arsimit, duhet të jenë mbështetëse kryesore të të gjitha projekteve dhe angazhimeve që ambasada ndërmerr – që nga furnizimi me libra për shkollat shqipe, dhe pse tani jetojmë në epokën digjitale, shumë shpejt Ministria e Arsimit do të ketë aplikacionin e abetares – një aplikacion që do ta zëvendësojë abetaren tradicionale me letër. Do të jetë një abetare e furnizuar dhe mbështetur nga inteligjenca artificiale, që mund ta zëvendësojë edhe mësuesin në çdo shtëpi ku jeton një fëmijë me prind shqiptar.

Të thëna të gjitha këto, e nxis ambasadorin në gjithçka që tha – në fakt, ambasadori në programin e vet i preku të gjitha, nuk la asgjë pa përmendur nga ato që u thanë këtu. Duke qenë se Zvicra ka mbi 300 mijë shqiptarë – dhe unë besoj se janë edhe më shumë, ndoshta deri në 400 mijë – i raportuar në popullsinë totale të Konfederatës, ky është ndoshta përqendrimi më i madh i shqiptarëve sot, ndoshta pas Greqisë, në një vend europian.

Kështu që, duke i thënë të gjitha këto, fakti që shumë prej nesh bëhen krenarë sa herë që Granit Xhaka apo Xherdan Shaqiri dhe djem të tjerë që luajnë për kombëtaren e Zvicrës nuk harrojnë të tregojnë botës përkatësinë e tyre shqiptare, është një shembull i bukur.

Dua të përshëndes vendimin e qeverisë për të dërguar në Zvicër një ambasador të këtij niveli – ndoshta niveli më i mirë që ne disponojmë sot në burimet njerëzore të Ministrisë sonë të Jashtme.

Ju sugjerojmë

Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 5 vjet burg për Alqi Bllakon
Kronikë

GJKKO dënon me 4 vite burg ish-deputetin e PS, Alqi Bllako

4 Nëntor, 2025 6:11 pm
Migrena dhe dhimbjet e kokës përbëjnë sfidë globale për shëndetin publik
Bota

Migrena dhe dhimbjet e kokës përbëjnë sfidë globale për shëndetin publik

4 Nëntor, 2025 5:10 pm
SHBA-të kërkojnë në OKB miratimin për forcën ndërkombëtare që do të vendoset në Gaza
Bota

SHBA-të kërkojnë në OKB miratimin për forcën ndërkombëtare që do të vendoset në Gaza

4 Nëntor, 2025 4:31 pm
Australi/Tre orë energji diellore falas në ditë për miliona konsumatorë
Bota

Australi/Tre orë energji diellore falas në ditë për miliona konsumatorë

4 Nëntor, 2025 3:44 pm
Rama: Vazhdojmë të bëjmë gjithçka për t’iu bashkuar BE-së
Bota

Rama: Vazhdojmë të bëjmë gjithçka për t’iu bashkuar BE-së

4 Nëntor, 2025 3:24 pm
Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
Aktualitet

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian

4 Nëntor, 2025 3:02 pm
Ndahet nga jeta  ish-zv.presidenti amerikan Dick Cheney
Bota

Ndahet nga jeta ish-zv.presidenti amerikan Dick Cheney

4 Nëntor, 2025 2:44 pm
Lëvizte me armë në brez, arrestohet 33-vjeçari në Lushnjë
Kronikë

Lëvizte me armë në brez, arrestohet 33-vjeçari në Lushnjë

4 Nëntor, 2025 1:01 pm
Vlora Marina/Nga vizioni në realitet, punimet për njësitë e para përfundojnë në 2027
Aktualitet

Vlora Marina/Nga vizioni në realitet, punimet për njësitë e para përfundojnë në 2027

4 Nëntor, 2025 12:59 pm
Komisioni Europian publikon raportin për Shqipërinë: Sfidë në sundimi i ligjit
Aktualitet

Komisioni Europian publikon raportin për Shqipërinë: Sfidë në sundimi i ligjit

4 Nëntor, 2025 12:49 pm
Para
Ndahet nga jeta  ish-zv.presidenti amerikan Dick Cheney

Ndahet nga jeta ish-zv.presidenti amerikan Dick Cheney

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian

Rama: Vazhdojmë të bëjmë gjithçka për t’iu bashkuar BE-së

Rama: Vazhdojmë të bëjmë gjithçka për t'iu bashkuar BE-së

TE FUNDIT

GJKKO dënon me 4 vite burg ish-deputetin e PS, Alqi Bllako

Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 5 vjet burg për Alqi Bllakon
4 Nëntor, 2025

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 4 vite burg ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako për aferën e inceneratorit të...

Lexo më shumë

Migrena dhe dhimbjet e kokës përbëjnë sfidë globale për shëndetin publik

Migrena dhe dhimbjet e kokës përbëjnë sfidë globale për shëndetin publik
4 Nëntor, 2025

Migrena dhe dhimbjet e kokës mbeten ndër çrregullimet më të zakonshme dhe që shkaktojnë paaftësi në botë, duke prekur mbi...

Lexo më shumë

SHBA-të kërkojnë në OKB miratimin për forcën ndërkombëtare që do të vendoset në Gaza

SHBA-të kërkojnë në OKB miratimin për forcën ndërkombëtare që do të vendoset në Gaza
4 Nëntor, 2025

Shtetet e Bashkuara u kanë dërguar disa anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së një projekt-rezolutë për të krijuar një...

Lexo më shumë

Australi/Tre orë energji diellore falas në ditë për miliona konsumatorë

Australi/Tre orë energji diellore falas në ditë për miliona konsumatorë
4 Nëntor, 2025

Australia do të ofrojë të paktën tre orë energji diellore falas çdo ditë për familjet, madje edhe ato pa panele...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com