InstaBIZ

Erion Veliaj tregon se kujt i ngjan më shumë i biri


               Publikuar në : 20:21 - 24/05/19 |
xhu lia

Pak muaj më parë Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u bë baba për herë të parë me vogëlushin Kajan.

Ndonëse si ai, si bashkëshortja e tij Ajola Xoxa janë treguar të rezervuar në ekspozimin e vogëlushit, Veliaj ka ndarë disa detaje nga përditshmëria e tij qëkur është bërë baba.

I ftuar në Vizion Plus ai është shprehur se me ardhjen në jetë të Kajan ka ndryshuar çdo gjë jo vetëm me oraret, por me mënyrën sesi ai e sheh jetën.

Veliaj është shprehur gjithashtu për ngjashmërinë e të voglit mes tij dhe Ajolës:

“I ngjan mamës së vet dhe nëse nuk do i ngjante do thosha i ngjan se çfarë ju kushton të thoni që fëmija i ngjan gruas. Megjithatë ai ka tabiatet e mia, është shumë i lëvizur, shumë energjik, rebel. Ndërsa me tipare është i bukur si Ajola”, -u shpreh Veliaj.

Ndër të tjera Kryetari i Bashkisë së Tiranës u shpreh se me bashkëshorten e tij nuk zihet shumë për kujdesin e Kajan, vetëm në rastet kur ai i prish orarin e gjumit apo kur e lejon të shikojë telefonin./Opinion.al/

Pas