Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Erdogan sulmon ashpër SHBA-në

2016/12/29 at 6:12 PM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Erdogan sulmon ashpër SHBA-në

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, u është përgjigjur ashpër Shteteve të Bashkuara të Amerikës të enjten duke deklaruar se Ankaraja “nuk e kapërdin” ndihmën me armë që Uashingtoni po u bën grupeve terroriste në Siri.


Erdogan, duke folur në një ceremoni ndarjesh çmimesh në Pallatin Presidencial në Ankara tha se Turqia prej kohësh u kishte bërë thirrje shteteve perëndimore të mos bëjnë dallim mes organizatave terroriste dhe të mos përdorin disa grupe terroriste për të luftuar disa të tjera.

“Përkundër kësaj, disa shtete me në krye Amerikën kanë paraqitur justifikime, duke u përpjekur të na hedhin hi syve me lojëra fjalësh po mbështesin publikisht grupe që po masakrojnë të pafajshëm në rajonin tonë,” tha Presidenti turk, sipas agjencisë së lajmeve “DHA”.

Erdogan shtoi se “kur ne i themi publikisht këto gjëra, zotërinjtë shqetësohen. Na thonë mos na sulmoni nëpërmjet mediave. Në rregull, por ku do ta flasim këtë çështje? Këtë e kemi folur edhe në takime bilaterale, ende vazhdojmë ta flasim. Ju ofroni çdo lloj ndihme ndaj grupeve terroriste në këtë rajon, dhe pastaj e zbukuroni duke thënë se ‘Jo, ne nuk po dërgojmë armë, ne po dërgojmë municion’, na vjen keq, por ne nuk e kapërdijmë këtë,” tha ai.

Erdogan tha se Turqia e di “të paktën po aq mirë sa ju (Amerika) çfarë është municioni dhe çfarë është armatimi.”

Disa ditë më parë, Presidenti turk akuzoi se forcat e koalicionit, ku përfshiheshin edhe SHBA-të mbështesnin grupet terroriste në Siri, mes tyre edhe ISIS-in, por Shtëpia e Bardhë u përgjigj duke thënë se “akuzat e Erdoganit ishin qesharake”.

Ky reagim i Uashingtonit, siç duket ka sjellë ndryshim në akuzat që Ankaraja zyrtare i drejton SHBA-ve, me zyrtarët turq që nuk përmendën më sot ISIS-in, por grupet terroriste kurde në veri në Sirisë.

Më herët të enjten Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu tha se koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të nuk po mbështet nga ajri operacionin turk “Mburoja e Eufratit” kundër ISIS-it. “SHBA-ja i jep armë YPG-së,” tha Cavushoglu.

YPG, siç njihen ndryshe Njësitë për Mbrojtjen e Popullit, është një grup i armatosur kurd në veri të Sirisë, i cili mbështet pothuajse hapur nga Uashingtoni në luftën kundër ISIS, ndërsa në krahun tjetër kundërshtohet ashpër nga Ankaraja zyrtare e cila thotë se YPG është grup terrorist sikundër ISIS-i.

“E merrni dot me mend, ne jemi bashkë me ju në NATO. Pavarësisht kësaj ju këtë mbështetje nuk na e ofroni ne por grupeve separatist terroriste,” tha Erdogan duke folur rreth ndihmave që SHBA u jep kurdëve në Siri, të cilët Turqia i konsideron rrezik edhe për territorin e saj pasi thotë se janë zgjatim i PKK-së, një grup terrorist kurd i përfshirë në luftime me forcat turke brenda Turqisë.

Presidenti turk vazhdoi më tej duke theksuar se të gjithë ata që bashkëpunojnë me organizatat terroriste duhet të bëhen gati për t’u “mbytur në gjak dhe lot”./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Rama: Vetëm PS mund ta çojë vendin në BE
Kryesore

Rama: Vetëm PS mund ta çojë vendin në BE

14 Qershor, 2026 10:09 am
Protestat/ Rama: Hajvanët që përdorin kërcënime, po shfaqin frymë fashiste
Kryesore

Protestat/ Rama: Hajvanët që përdorin kërcënime, po shfaqin frymë fashiste

14 Qershor, 2026 10:05 am
Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, anulimet e rezervimeve janë sinjal alarmi
Kryesore

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, anulimet e rezervimeve janë sinjal alarmi

14 Qershor, 2026 10:00 am
Kurti: Nuk kemi problem me çfarëdo kandidati për President që mund të sjellë LDK
Kryesore

Numërohen votat e diasporës, Vetëvendosja shkon në 51 mandate

14 Qershor, 2026 9:40 am
Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj
Kronikë

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj

13 Qershor, 2026 10:44 pm
Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

13 Qershor, 2026 10:40 pm
Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë
Kryesore

Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë

13 Qershor, 2026 9:12 pm
Integrimi/ Rama: Molotovarët e opozitës pengojnë Shqipërinë
Kryesore

Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehje e neveritshme që shoqëron protestën

13 Qershor, 2026 7:51 pm
Kryetari i Parlamentit të Iranit: Do rezistojmë deri në frymën e fundit për fitoren
Bota

Kryetari i Parlamentit të Iranit: Do rezistojmë deri në frymën e fundit për fitoren

13 Qershor, 2026 7:50 pm
Nis protesta e 14-të, qytetarët mblidhen përpara Kryeministrisë
Aktualitet

Nis protesta e 14-të, qytetarët mblidhen përpara Kryeministrisë

13 Qershor, 2026 6:46 pm
Para
Si mund të qëndrojë në detyrë Elvis Roshi pas shkarkimit nga Rama

Si mund të qëndrojë në detyrë Elvis Roshi pas shkarkimit nga Rama

Njerëzit e famshëm që ndërruan jetë në 2016-ën

Njerëzit e famshëm që ndërruan jetë në 2016-ën

Zëri i Amerikës: Ja ngjarjet kryesore në Shqipëri gjatë 2016-ës

Zëri i Amerikës: Ja ngjarjet kryesore në Shqipëri gjatë 2016-ës
















TE FUNDIT

Rama: Vetëm PS mund ta çojë vendin në BE

Rama: Vetëm PS mund ta çojë vendin në BE
14 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi 35-vjetorin e Partisë Socialiste si një moment reflektimi dhe krenarie, duke deklaruar se Shqipëria ndodhet...

Lexo më shumë

Protestat/ Rama: Hajvanët që përdorin kërcënime, po shfaqin frymë fashiste

Protestat/ Rama: Hajvanët që përdorin kërcënime, po shfaqin frymë fashiste
14 Qershor, 2026

Në episodin e sotëm të podkastit ‘Flasim’, kryeministri Edi Rama foli për protestat, që kanë hyrë në ditën e 15-të....

Lexo më shumë

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, anulimet e rezervimeve janë sinjal alarmi

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, anulimet e rezervimeve janë sinjal alarmi
14 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka shprehur shqetësimin për ndikimin që protestat po japin në sektorin e turizmit, duke paralajmëruar se anulimet...

Lexo më shumë

Numërohen votat e diasporës, Vetëvendosja shkon në 51 mandate

Kurti: Nuk kemi problem me çfarëdo kandidati për President që mund të sjellë LDK
14 Qershor, 2026

Pas numërimit të 20 për qind të votave të ardhura me postë nga diaspora Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 51 karrige...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}