Rajoni

Erdogan shpreson në marrëveshje të shpejtë mes Kosovës dhe Serbisë për targat



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:06 - 07/09/22 |
Opi Nion

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka shfaqur shpresën se Kosova dhe Serbia së shpejti do të arrijnë marrëveshje për targat e makinave.

“Theksojmë se jemi të gatshëm të ofrojmë gjithë mbështetjen tonë, sido që të mundemi. Ballkani nuk mund të tolerojë më këtë lloj problemi”, ka thënë Erdogan të mërkurën, gjatë një takimi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Beograd.

Nga 1 shtatori, Qeveria e Kosovës ka nisur zbatimin e vendimit të saj për riregjistrimin e makinave me targat që i lëshon Serbia në RKS – Republika e Kosovës.

Procesi pritet të zgjasë dy muaj.

Serbia kërkon negociata për këtë çështje, duke propozuar targa neutrale ndaj statusit të Kosovës, por Qeveria e Kosovës nuk pranon një gjë të tillë./REL

Pas