Bota

Erdogan kthen një tjetër kishë në xhami


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:11 - 21/08/20 |
el ida

Qeveria turke ktheu një kishë biznantine të vjetër në një xhami, një muaj pasi bëri të njëjtën gjë me muzeun Hagia Sofia.

Vendimi i Presidentit Rexhep Taip Erdoan, i publikuar në fletoren zyrtare në Turqi, thotë se Kisha e Shën Shpëtimtarit Chora në Stamboll, e njohur si Kariye në Turqi, iu dorëzua autoriteteve fetare turke, të cilat do e hapin godinën për lutjet e myslimanëve.

Kisha është e njohur për mozaikët dhe afreskët e saj, që datojnë në shekullin e IV, pavarësisht se ndërtesa mori formën e saj aktuale në shekujt XI–XII.

Ajo shërbeu si xhami gjatë periudhës otomane, e më pas u kthye në muze në vitin 1945.

Kujtojmë se më herët, urdhëri i presidentit turk Erdoganit për rikthimin sa më shpejtë të ndërtesës me famë botërore, Hagia Sofia, në xhami,  u shoqërua me kritika në shumë vende.

Megjithë protestat e mëparshme në të gjithë botën Gjykata e Lartë Administrative në Turqi vendosi që vendimi i Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit të Turqisë moderne i vitit 1934 për ta shndërruar Hagia Sofinë në muze ishte i paligjshëm.

Në këtë mënyrë gjykata e anuloi statusin e kishës së dikurshme si muze dhe i hapi rrugën shndërrimit të saj në xhami./Opinion.al

Pas