Sport

Finalja e Europa League/ Sevilla triumfon përballë Interit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:54 - 21/08/20 |
el ida

Sevilla ka triumfuar në finalen e Europa League përballë Interit.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e mbushur me emocione dhe me katër gola që u shënuan Lukaku dhe Godin për zikaltrit, dhe nga De Jong për Sevillan.

Interi kaloi i pari në avantazh në minutën e 5 të takimit falë një penalltie që u shndërrua në gol nga Lukaku. 7 minuta më vonë barazon Sevilla me holandezin Luuk De Jong.

29 vjeçari ishte në një formë shumë të mirë dhe në minutën e 33-të spanjollët në avantazh. Por ky avantazh nuk zgjati shumë, pasi djemtë e Conte barazojnë në të 36-ën me Godin.

Inter kërkonte sot trofeun e 4-t të Europa League, dhe të parin që kur kompeticioni i dytë më i rëndësishëm nisi të quhet kështu, kurse Sevilla thelloi rekordin me 6 trofe./Opinion.al

Pas