Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Erdogan: Komuniteti ndërkombëtar po dështon përballë sulmeve të Izraelit ndaj civilëve

2023/10/24 at 8:38 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Erdogan: Komuniteti ndërkombëtar po dështon përballë sulmeve të Izraelit ndaj civilëve

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka deklaruar se komuniteti ndërkombëtar po dështon përballë sulmeve të kundërligjshme dhe pa dallim të Izraelit ndaj civilëve në Gaza.


Në mesazhin e tij për 78-vjetorin e Kombeve të Bashkuara (OKB), presidenti Erdogan tha se njerëzimi po përballet me një sërë problemesh, përfshirë konfliktet në Palestinë dhe Ukrainë, ndryshimet klimatike, urinë, varfërinë dhe islamofobinë.

“Që nga 7 tetori, ne kemi qenë dëshmitarë të masakrave në Gaza që shënjestrojnë vendbanimet civile, vendet e kultit, spitalet dhe shkollat, si dhe kanë arritur nivelin e gjenocidit. Fatkeqësisht, komuniteti ndërkombëtar po dështon përballë sulmeve të kundërligjshme dhe pa dallim të Izraelit ndaj civilëve”, tha Erdogan.

Presidenti turk tha se Këshilli i Sigurimit i OKB-së po e thellon krizën me një “qasje të njëanshme” në vend që t’i ndalojë vrasjet, të krijojë një armëpushim dhe të parandalojë vdekjet e civilëve.

“Një organizatë që është një vëzhgues i dënimit kolektiv të njerëzve në Gaza nuk mund t’i ofrojë shpresë njerëzimit dhe të sigurojë paqen dhe stabilitetin”, tha ai.

İnstitucionet e OKB-së, përfshirë agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA), po bëhen jo-funksionale nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, shkruan Anadolu.

Megjithatë, shtoi ai, Turqia vazhdon të mbështesë dhe të mbrojë fuqishëm “vlerat e OKB-së për parimin e multilateralizmit, të cilat në thelb janë të sistemit global të bazuar në rregulla”.

Konflikti në Gaza, i cili ka qenë nën bombardimet izraelite dhe një bllokadë që nga 7 tetori, filloi kur grupi palestinez Hamas filloi operacionin “Tufani i Aksasë”, një sulm i befasishëm i shumëanshëm që përfshinte një breshëri lëshimesh të raketave dhe depërtimesh në Izrael përmes tokës, detit dhe ajrit.

Ushtria izraelite më pas nisi një sulm të pamëshirshëm ajror kundër objektivave të Hamasit në Rripin e Gazës. Më shumë se 7.100 njerëz janë vrarë në konfliktin që filloi më 7 tetor, përfshirë të paktën 5.791 palestinezë dhe 1.400 izraelitë.

2.3 milionë banorët e Gazës kanë mbetur pa ushqim, ujë, ilaçe dhe karburant, si dhe autokolonat e ndihmave të lejuara në Gaza kanë bartur vetëm një pjesë të asaj që nevojitet./Opinion.al

Etiketa: izraelRexhep Tajip Erdogansulme


Ju sugjerojmë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vetëvritet brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Para
Izraeli përshkallëzon bombardimet ndaj Rripit të Gazës, ndërhyn nga toka

Izraeli përshkallëzon bombardimet ndaj Rripit të Gazës, ndërhyn nga toka

SHBA dhe Kina me qasje të ndryshme ndaj konfliktit në Lindjen e Mesme

SHBA dhe Kina me qasje të ndryshme ndaj konfliktit në Lindjen e Mesme

Çudia, baba në moshën 8-vjeçare, gabimi në certifikatë bëri lëmsh familjen

Çudia, baba në moshën 8-vjeçare, gabimi në certifikatë bëri lëmsh familjen
















TE FUNDIT

Vetëvritet brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku 35-vjeçari Refit Buzi ka qëlluar për vdekje me armë gjahu ish...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}