Episodi i 73-të dhe i fundit i “Game of Thrones” , ka thyer rekordin e audiencës së këtij seriali dhe të e kanalit HBO, i cili e ka publikuar që prej vitit 2011.
Kanë qenë 19,3 milionë telespektatorë, të cilët kanë ndjekur nga ekrani episodin përfundimtar të sagës.
“GoT”, i përshtatur nga romanet fantazi të George R.R. Martin, u bë seriali më i ndjekur i HBO në vitin 2014 duke kaluar edhe “The Sopranos”.
Ndërkohë, rekordin ende të paarritshëm për një serial në SHBA e mban “Mash”, episodi u ndoq drejtpërdrejtë nga rreth 106 milionë fansa.
Kujtojmë që ky serial u publikua në vitin 1983, në një kohë ku rrjetet sociale dhe kanalet e internetit nuk ekzistonin./ Opinion.al E.Xh.