Kronikë

Operacioni “Vol-Vo 4”, pranga 36-vjeçarit në Durrës


               Publikuar në : 09:13 - 21/05/19 |
Opi Nion

Një 36-vjeçar është ndaluar nga policia në kuadër të operacionit operacionit “Vol-Vo 4”.

Mësohet se në pranga ka rënë Marjo Zeqiri banues në lagjen Kodër në Sukth të Durrësit. Mbi 36-vjeçarin rëndojnë akuzat “Trafikim i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” si dhe Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Njoftimi i policisë:

 Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Forcat e posaçme Operacionale në DVP Durrës,  pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar, bënë  kapjen dhe ndalimin e shtetasit  të shpallur në kërkim më datë  22.10.2018, në kuadër të operacionit policor të  koduar “Vol-Vo 4”  dhe konkretisht shtetasin:

M.Z.,36 vjeç, banues në lagjen Kodër, Sukth, Durrës.

Shtetasi M.Z.,  ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, në datë 22.10.2018 ,ka vendosur ndaj tij masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”,  “Trafikim i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme./ Opinion.al E.Xh.

Pas