Aktualitet

Emri/ Shpërndante kokainë dhe kanabis në Elbasan, arrestohet 42-vjeçari



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:55 - 13/12/22 |
Opi Nion

Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia pasi është kapur duke shpërndarë kokainë dhe kanabis në qytetin e Elbasanit.

Mësohet se në pranga ka rënë 42-vjeçari Ilir Faci, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, uniformat blu kanë gjetur një pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me 1 peshore elektronike, 2 aparate celulare dhe dozat me kokainë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike në qytetin e Elbasanit.

Ndërkohë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të aktivitetit të tij kriminal, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas