Një këngëtar shqiptar, 24-vjeç është vënë në pranga nga policia italiane.
Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari i arrestuar njihej me emrin e artit Klinton. Gjatë kontrolleve në studion e tij muzikore, në afërsi të Stteponti, policia ka gjetur 22 gramë kokainë 17 hashash, 14 marijuanë si dhe 65 gram manitol.
Bëhet me dije se Klinton në kanalin e tij në Youtube, ka katër mijë abonentë dhe disa nga videot e tij kanë kaluar 150 mijë shikime.
Policia njoftin se Klinton e përdorte studion si vend për të shitur lëndë narkotike.Sakaq, policia, thotë ndër të tjera se 24-vjeçari aktualisht ndodhet në arrest shtëpie.