Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme pranë Lungomares në Vlorë.
Mësohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur një person. Sipas informacioneve, i plagosuri është identifikuar si Ergys Likaj.
Bëhet me dije se ai ka shkuar në spital i lënduar në të dyja këmbët. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plot të rrethanave të plagosjes./Opinion.al