Sport

Emri/ Ndërron jetë ish-kapiteti i skuadrës së Tiranës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:59 - 18/01/23 |
Opi Nion

Ka humbur jetën në moshën 83-vjeçare ish-futbollisti dhe ish-kapiteni i skuadrës së futbollit të Tiranës, Nuri Bylyku.

Bylyku ka fituar disa trofe të rëndësishëm në klubin e Tiranës. Pasi mbylli karrierën e tij si futbollist, për disa vite u bë dhe trajneri i klubit, duke drejtuar Tiranën drejt sukseseve të tjera.

Klubi i Tiranës ka reaguar pas ndarjes nga jeta të trajnerit, duke u shprehur : “Nuri Bylyku 1937-2023. Yje që nuk shuhen kurrë!”

Armand Duka presidenti i  FSHF-së ka dhënë mesazhin e tij në rrjetet sociale, duke treguar vlerat dhe influencën e Bylykut në futbollin shqiptar.

“I trishtuar për ndarjen nga jeta të një figure të madhe të futbollit shqiptar siç ishte Nuri Bylyku! Mesfushori i shquar mbahet mend nga të gjithë futbolldashësit si një lojtar energjik e luftarak, që drejtoi Tiranën në fushë si kapiten drejt fitimit të disa titujve kampion në vitet 1960-1970.

Pas karrierës në futbollin e luajtur Bylyku nuk u shkëput për asnjë çast nga sporti magjik, duke dhënë kontributin e tij si trajner apo në rolet drejtuese në klubin kryeqytetas për vite me radhë.

Familja sot është në zi, pasi ka humbur një personalitet me shumë vlera, një ikonë, që shkroi historinë me klubin bardheblu dhe i dha gjithçka futbollit gjatë gjithë jetës së tij.

Në emër edhe të komunitetit të futbollit, dua t’i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Bylyku, të afërmve dhe miqve të tij. Kujtimi i tij do të mbetet i paharrueshëm!

Lamtumirë Nuri Bylyku!”– shkruan Duka./Opinion.al

Pas