Një 54-vjeçare është arrestuar në flagrancë pasi lëvizte me një makinë, në afërsi të një shkolle të mesme në Mamurras, brenda së cilës u gjet një sasi lënde e dyshuar kokainë.
Sipas informacioneve e arrestuara quhet Marjana Gjini.
Droga ishte e ndarë në dhjetra doza të gatshme për shitje. 54-vjeçarja akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.