Aktualitet

“Avokati i Popullit”/ Gjiknuri: Nuk mund të votonim kandidatin e PD, tepër i politizuar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:37 - 23/12/22 |
Opi Nion

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, po mban një bashkëbisedim me gazetarët këtë të premte.

Ndër të tjera ai ka folur për zgjedhjen e avokatit të popullit, teksa ka thënë se mazhoranca nuk mund të votonte propozimet e opozitës për Avokatin e Popullit pasi, sipas tij, kandidati Ledio Braho është tepër i politizuar.

“Mendoj se është spekulim që ka pasur një Pazar apo këmbim të votave për kandidatin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Ardian Dvoranit dhe Ledio Brahos. Shumica e votave të realizuara me vullnet të lirë nga deputetët e mazhorancës treguan se nuk ka pasur asnjë tendencë për të bërë vota të një shumice të caktuar. Kjo është përgjigjia e vërtetë dhe këtë e konfirmojnë faktet.

Avokati i Popullit presupozohet figurë konsensuale dhe në të kaluarën përpjekjet kanë qenë që të gjendet një figurë e pëlqyer nga opozita por të mos kthehet më pas në zyrë partie. Nga diskutimet,   emri në fjalë, është shumë i politizuar dhe është zgjatim i PD.

Unë mendoj se mazhoranca duhet të eksplorojë për të gjetur kandidaturë që do ketë pëlqimin e opozitës shqiptare dhe kjo do të thotë se mund të ketë diskutim të dytë. Duhet të kemi një emër të përshtatshëm, emra që rezonojnë përtej partive politike”- u shpreh Gjiknuri.

Pas