Aktualitet

Emri/ Me doza kokaine gati për shitje, arrestohet gruaja pranë një shkolle të mesme



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:06 - 23/12/22 |
Opi Nion

Një 54-vjeçare është arrestuar në flagrancë pasi lëvizte me një makinë, në afërsi të një shkolle të mesme në Mamurras, brenda së cilës u gjet një sasi lënde e dyshuar kokainë.

Sipas informacioneve e arrestuara quhet  Marjana Gjini.

Droga ishte e ndarë në dhjetra doza të gatshme për shitje. 54-vjeçarja akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Pas