Policia e Elbasanit ka arrestuar një 64-vjeçar banues në fshatin Xibrakë pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.
Policia sqaron se i arrestuari është identifikuar Ramazanm Çeka Bëhet me dije se autoritetet kanë marrë informacion që 64-vjeç posedonte armë zjarri dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e tij.
Policia sekuestroi një armë zjarri automatik dhe municion luftarak. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”./ Opinion.al