Policia ka zbarkuar këtë të premte te spitali i Traumës, ku ka shoqëruar në polici një mjek pasi është kapur duke marrë një ryshfet gjatë detyrës.
Mësohet se bëhet fjalë për një mjek reanimator të quajtur Fitim Marku.
Sikurse duket në videon e mëposhtme të siguruar nga “Opinion.al”, mjeku është futur me uniformë në furgonin e policisë.
Arrestimi vjen si pasojë e denoncimeve dhe ankesave të vazhdueshme të pacientëve, ku rasti i fundit ishte ditën e sotme.