Aktualitet

Emri/ Krijonte skema mashtrimi me TVSH-në, arrestohet 38 vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:35 - 08/05/22 |
Opi Nion

Një 38-vjeçar, i shpallur në kërkim kombëtar pasi krijonte skema mashtrimi me TVSH-në, është vënë në pranga nga policia.

Bëhet me dije se bëhet fjalë për Sotiraq Beçin (Beci), 38 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim.

Ai është i implikuar në ngjarjen, në të cilën u zbulua një skemë mashtrimi me TVSH-në, në fushën e tregtimit të çimentos, në qytetin e Korçës.

Njoftimi i policisë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Skema”, i zhvilluar nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë.

Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Skema”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Sotiraq Beçi (Beci), 38 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas është i implikuar në ngjarjen, në të cilën u zbulua një skemë mashtrimi me TVSH-në, në fushën e tregtimit të çimentos, në qytetin e Korçës./Opinion.al

 

Pas