Biznesmeni shqiptar, Fatmir Ara është gjetur i pajetë në një zonë në fshatin San Carlo të Italisë.
Mediat e huaja shkruajnë se, trupi i pajetë i 43-vjeçarit shqiptar i cili është qëlluar me armë zjarri është gjetur pak hapa larg makinës së parkuar përgjatë një rrugice të vogël. Ai rezultonte i zhdukur që prej dy shtatorit.
Sakaq, shqiptari u gjet ditën e djeshme në një fushë të San Carlo Canavese pas kërkimeve nga karabinierët e kompanisë Venaria. Ndërkohë, hetimet po koordinohen nga prokuroria e Ivreas./Opinion.al