Mediat italiane kanë raportuar se të martën në darkë është gjetur i vdekur jashtë shtëpisë shtetasi Sokol Prenga, 47 vjeç.
Shqiptari u gjet i vdekur nga gruaja e tij, në Cigognola të Italisë.
Ajo ka ngritur alarmin dhe në vendngjarje kanë shkuar karabinierët dhe punonjësit e shëndetësisë, të cilët e kanë atribuar vdekjen e 47-vjeçarit për shkaqe natyrale.
Mediat italiane shkruajnë se nga hetimet paraprake në trupin e viktimës nuk u konstatuan shenja dhune.
Autoriteti gjyqësor ka dhënë menjëherë autorizimin, duke e lënë trupin e 47-vjeçarit në dispozicion të familjes, pa bërë autopsi./Opinion.al