Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi akuzohet se ka dhunuar ish të dashurën e tij si edhe ka kryer marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj.
Mësohet se i arrestuari është identifikuar si Ledjon Spahiu me origjinë nga Peshkopia, i cili mban dhe identitetin Besmir Kurtdeda.
Sipas “News 24”, 30-vjeçari ka shkuar paraditen e djeshmen banesën e ish-të dashurës, O.M 20 vjeç dhe e ka dhunuar atë fizikisht.
Më pas ai ka abuzuar seksualisht me të renë. Pas dhunës, 20-vjeçarja ka bërë denoncimin në Polici dhe ka marrë urdhër mbrojtje./ Opinion.al