Aktualitet

Emri/ Arrestohet pronari i pikës së basteve, ja arsyeja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:58 - 13/09/18 |
b.f

Policia arreston në flagrancë pronarin e një lokali bastesh dhe llotosh sportive, i cili në ambjentet e tij, posedonte armë zjarri tip pistoletë me 6 fishekë, pa leje.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, në bashkëpunim me forcat FLO bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

L.Ç, 46 vjeç, banues në Pogradec.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë, kanë ushtruar në lokalin në pronësi të tij, baste dhe lloto sportive në lagjen nr 5 në Pogradec, këtij shtetasi iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë tip “Mauser” dhe 6 fishekë pa lejen e organeve përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme bazuar në nenin 278 të Kodit Penal.

Pas