Kronikë

EMRI/ Arrestohet në Spanjë 29-vjeçari shqiptar i kërkuar disa vepra penale


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:13 - 11/10/20 |
Al Do

Një person i shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale është arrestuar në Spanjë dhe pritet të ekstradohet në Shqipëri.

Policia njofton se në pranga ka rënë Gentian Marku 29 vjeç, banues në Reps.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, në vitin 2018, ka vendosur, masën e sigurimit “Arrest me burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Trafikimi i lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Shtetasi Gentian Marku, në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike./ Opinion.al

Pas