Aktualitet

Emri/ 131 mijë euro ryshfet për një tender, arrestohet 48-veçarja e shpallur në kërkim



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:54 - 08/12/22 |
Opi Nion

Një 48-vjeçare është arrestuar nga policia e Tiranës pasi dyshohet se ka marrë shumën 131 mijë euro si ryshfet, për të favorizuar një kompani italiane, për një tender të zhvilluar në vitin 2016.

Në pranga  ka rënë 48-vjeçarja Albana Ferraj.

SPAK i ka caktuar masën e sigurisë  “Arrest në burg”, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, kanë hartuar një plan masash në kuadër të të cilit janë zhvilluar kontrolle të befasishme në ambiente të ndryshme që mund të frekuentohen nga persona të shpallur në kërkim, me qëllim kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara janë kapur 3 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2. kanë kapur shtetasit:

– A. F., 48 vjeçe, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë  “Arrest në burg”, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. 48-vjeçarja dyshohet se ka marrë shumën 131 mijë euro si rryshfet, për të favorizuar një kompani italiane, për një tender të zhvilluar në vitin 2016.

 

Pas