Aktualitet

Emrat/ Zbulohet motivi, pse vjehrri vrau bashkëjetuesen e djalit në Fier


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:24 - 12/04/22 |
Opi Nion

Një krim i rëndë ndodhi këtë të martë brenda një familjeje në fshatin Vidhishtë të Roskovecit. Sipas policisë një 61-vjeçar ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit të tij dhe më pas ka vrarë veten duke u vetëvarur në një pemë.

Ndërkohë janë identifikuar edhe dy viktimat. Bëhet fjalë për 61-vjeçarin Xhavair Hoxha dhe 30-vjeçaren Merushe Hazizi. Xhavair Hoxha dyshohet se ka kryer krimin e rëndë pasi nuk pranonte lidhjen e të birit dhe nuk donte që ai të martohej me 30-vjeçaren Merushe Hazizi pasi ajo kishte qenë më parë e martuar. Ky ka qenë dhe motivi i konflikteve të vazhdueshme që kanë çuar autorin të kryejë aktin e rëndë./Opinion.al

Pas