Kronikë

EMRAT/ Zbardhet vrasja e Ylber Lezit,arrestohen nënë e bijë si të dyshuara


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:07 - 26/07/21 |
Opi Nion

Është zbardhur krimi i ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Gurrë e Vogël në Klos të Matit.

Policia njofton se nënë e bijë, Mine dhe Aida Lezi kanë qëlluar për vdekje  kryefamiljarin Ylber Lezi. Ky i fundit ka humbur jetën në banesë.

Gjithashtu më herët është bërë publike pë mediat se viktima ka qenë përdorues alkooli kurse bashkëshortja e tij vuante nga çrregullime të shëndetit mendor.

Njoftimi i Policisë së Matit:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 25.07.2021, në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, ku u gjet pa shenja jete shtetasi Ylber Lezi.

Arrestohet bashkëshortja dhe vajza e tyre, si të dyshuara  për vrasjen e 47-vjeçarit.

Në vijim të veprime të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i ngritur në Komisariatin e Policisë Mat, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, në bazë të provave të grumbulluara u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve :

Mine Lezi, 51 vjeçe dhe Aida Lezi, 21 vjeçe (nënë e bijë).

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se dy shtetaset e lartpërmendura në bashkëpunim me njëra tjetrën, në banesë  kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme shtetasit Ylber Lezi.

Materialet procedurale  iu referuan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale ‘Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare’.

Pas