Aktualitet

Emrat/ Vrasje dhe kultivim droge, OFL iu dërgon formularin 5 të dënuarve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:12 - 01/12/20 |
Opi Nion

OFL është ndalur sot në Tiranë, Lezhë dhe Elbasan, ku i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë pesë shtetasve të dënuar më parë për vrasje, vjedhje dhe kultivim të lëndëve narkotike.

Policia e Shtetit njofton se këta shtetas janë:

Angjelin Ndreka, banues në Lezhë, i dënuar për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Ndue Jaku, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Ilia Pire, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Arben Muça, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;

Egli Duka, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas