Aktualitet

Emrat/ Përmes liqenit me drogë në skaf, arrestohen 2 të rinj në Pogradec


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:06 - 15/09/21 |
Opi Nion

Dy të rinj janë arrestuar në Pogradec pasi akuzohen për trafik droge, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Policia bën me dije se janë sekuestruar 38 kg kanabis që po trafikoheshin me varkë drejt Maqedonisë së Veriut.

Ndërsa janë arrestuar: Orestis Spirollari, 31 vjeç, banues në Pogradec, Kleanth Dokollari, 22 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec, u shpall në kërkim shtetasi L. Sh., 20 vjeç banues në Hudënisht dhe u procedua penalisht për​ veprën penale “Moskallëzimi i krimit” shtetasja E. H., 31 vjeçe, banuese në Pogradec.

Në bazë të informacioneve të siguruara gjatë periudhës hetimore, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Tushemisht në liqenin e Pogradecit, u konstatua një mjet lundrues tip skaf, me të cilin autorët e dyshuar, po trafikonin drejt Maqedonisë së Veriut, një sasi prej 38 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me skafin, një gomone, një automjet tip “Benz”, si edhe sende të tjera që​ kanë ndihmuar për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale./Opinion.al

Pas