Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

EMRAT/ Kryetarët lokalë të PS që janë propozuar për t’u shkarkuar

2018/10/24 at 11:06 AM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Nisi fushata? PS shpërndahet në rrethe me moton “vemendja tek ju”

Partia Socialiste do shkarkojë të gjithë kryetarët e degëve të saj në rang bashkie që kanë punuar keq. Propozimi është bërë dje gjatë mbledhjes së përbashkët të Kryesisë së PS-së dhe grupit parlamentar, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. Propozimi është bërë i njohur për mediat pas mble-dhjes nga zëdhënësja e kryesisë së kësaj force, Elisa Spiropali, e cila në fakt e bëri këtë fakt të kryer, duke deklaruar shkarkimin e 11 krerëve të degëve të Partisë Socialiste. “Në mbledhjen e sotme të kryesisë u shkarkuan 11 kryetarë socialistë. Janë vënë re vonesa të pajustifikueshme në riorganizimin e partisë, në fushatën e anëtarësimeve dhe në degët lokale”, tha Spiropali. Por, duket se kemi të bëjmë me një lapsus të Spiropalit, pasi menjëherë pas kësaj deklarate, nga selia rozë u qartësua se gjatë mbledhjes së kryesisë nuk ishte marrë vendimi i shkarkimit, por vetëm ishte diskutuar propozimi për shkarkim të 11 kryetarëve të PS-së në nivel bashkie. Madje, nga zyra e shtypit u bë e ditur se tashmë ky propozim do të diskutohet me drejtuesit politikë të qarqeve si dhe asambletë e rretheve për të vendosur më pas nëse do të vendoset për shkarkimin e tyre ose jo.


Emrat

Në listën e krerëve të PS-së në nivel bashkie që kanë punuar keq bie në sy se bëhet fjalë për degë partie që në pushtetin vendor drejtohen kryesisht nga Partia Demokratike ose Lëvizja Socialiste për Integrim, ku duket se edhe Partia Socialiste ndihet më e dobët. Listën e kryeson kryetari i PS-së së Shkodrës, Arvit Osja dhe për të vijuar me kryetarin e PS-së në Tropojë, Abedin Katana; kryetarin e PS-së Përmet, Edvin Tuci; atij të Devollit Erold Begolli, atij të Selenicës, Nertil Ballaj apo edhe ai i Cërrikut, Gëzim Salla. Të gjitha këto, bashki që në pushtetin vendor drejtohen nga përfaqësues të PD dhe LSI. Pjesë e listës së kryetarëve që kanë punuar keq janë edhe kryetarët e PS-së në Dibër, Kurbin, Memaliaj, Shijak dhe Ura Vajgurore. Gjithsesi, tashmë verdikti për fatin e këtyre drejtuesve socialistë është në dorë të drejtuesve politikë të qarkut, të cilët do duhet të bëjnë edhe një analizë më të thelluar për të nxjerrë shkaqet e këtyre rezultateve.

Kryetarët e PS që janë propozuar për t’u shkarkuar

1. Arvit Osja – Shkodër
2. Gëzim Salla – Cërrik
3. Afrim Mikli – Dibër
4. Agron Ivani – Kurbin
5. Edvin Tuci – Përmet
6. Nertil Bellaj – Selenicë
7. Erold Begolli – Devoll
8. Edmonda Harizaj – Memaliaj
9. Abedin Katana – Tropojë
10. Elton Arbana – Shijak
11. Arjan Çepele – Ura Vajgurore

Burimi: Gazeta Shqiptare

Etiketa: psshkarkime


Ju sugjerojmë

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit
Kryesore

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit

15 Korrik, 2026 5:27 pm
Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
Kryesore

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

15 Korrik, 2026 1:29 pm
Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
Aktualitet

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

15 Korrik, 2026 12:11 pm
Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK
Aktualitet

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK

15 Korrik, 2026 11:41 am
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Rriten çmimet e karburanteve

15 Korrik, 2026 11:12 am
U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t
Kronikë

U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t

15 Korrik, 2026 10:50 am
Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane
Kryesore

Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane

15 Korrik, 2026 8:41 am
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

Trump: Sulmet ndaj Iranit do të vazhdojnë derisa të them mjaft

15 Korrik, 2026 8:38 am
“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
Kryesore

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

14 Korrik, 2026 10:49 pm
Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
Kryesore

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

14 Korrik, 2026 8:44 pm
Para
I riu kanosi me thikë 61-vjeçarin dhe sulmoi një efektiv policie

Grupi "Avdyli", ndërpritet seanca tek Krimet e Rënda, ja çfarë ndodhi

Foto brenda seancës/ Ish-deputetët: Na veçoni nga grupi “Avdylaj”

Foto brenda seancës/ Ish-deputetët: Na veçoni nga grupi “Avdylaj”

I fiksuar pas infermieres, i hyn në shtëpi me kartë të klonuar

Emri/ Qëlloi në ajër, arrestohet në lokal 39 vjeçari nga Shkodra
















TE FUNDIT

Rifillon gjyqi për korrupsion, Netanyahu paraqitet në Gjykatë

Pranoi armëpushimin? Ministrat kërcënojnë Netanjahun: Do të rrëzojmë qeverinë
15 Korrik, 2026

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit sot para Gjykatës së Qarkut të Kudsit ndërsa rifilluan procedurat në gjyqin e tij...

Lexo më shumë

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit
15 Korrik, 2026

Partia Demokratike mbledh pasditen e sotme, në orën 18:00, Këshillin Kombëtar, ku në rend dite është zgjedhja e ekipit në...

Lexo më shumë

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023
15 Korrik, 2026

Numri i të vrarëve në Rripin e Gazës ka arritur në 73,246 që nga 7 tetori 2023, sipas agjencisë palestineze...

Lexo më shumë

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve
15 Korrik, 2026

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}