Kronikë

Emrat/ Krim në familje, kunati vret me armë zjarri kunatën në Bathore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:06 - 15/09/20 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndës është regjistruar pasditen e sotme në në rrugën “Apollonia” në Bathore të Tiranës.

Bëhet me dije se një person ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij. Sipas informacioneve, autori është identifikuar si Agron Tanushi, ndërsa viktima me inicialet Jetmira Hasani.

Ndërkohë, policia vijon punën arrestimin e autorit.

Njoftimi i Policisë

Më datë 15.09.2020, rreth orës 17:40, në Bathore, në rrugën “Apollonia”, pas një konflikti të çastit, për motive ende të paqarta dyshohet se shtetasi A.T., ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, shtetasen J.H.

Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Gjithashtu është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al

Pas