Kronikë

Emrat/Futën 80 mijë litra naftë kontrabandë, arrestohen drejtuesit e peshkarexhës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:03 - 04/08/22 |
Opi Nion

Policia e Durrësit ka vënë në pranga kapitenin e anijes dhe mekanikun e peshkarexhës pasi kishin futur 80.000 litra naftë kontrabandë, ndërsa në kërkim është shpallur administratori  anijes.

Sipas policisë të arrestuarit janë kapiteni i anijes Flamur Aliu, 65 vjeç, banues në Durrës, dhe mekaniku  peshkarexhës Nuri Xheka, 53 vjeç, po ashtu banues në Durrës, ndërsa në kërkim është shtetasi A.M.

Mësohet se këta shtetas kishin përshtatur një depozitë në peshkarexhë për mbajtjen e naftës së kontrabanduar.

 Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në vijim të veprimeve hetimore, si dhe si rezultat i punës profesionale policore, në kuadër të operacionit “Diesel”, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe vënien në pranga të shtetasve:

– F. A., 65 vjeç, banues në Durrës, kapiteni i peshkarëxhës dhe N. Xh., 53 vjeç, banues në Durrës, mekaniku i peshkarexhës.

Nga veprimet hetimore të kryera, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, Policinë Kufitare, Degën Doganore Durrës, Antikontrabandën Detare dhe FSPD Port Durrës, rezultoi se këta 2 shtetas, së bashku me shtetasin në kërkim A. M. (administrator i peshkarexhës), kishin dalë në det, pa njoftuar kapitenerinë dhe Policinë Kufitare, me qëllim marrjen e një sasie prej rreth 80.000 litrash naftë dhe futjen e saj kontrabandë.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë gjetën të përshtatur një depozitë në peshkarexhën e këtyre shtetasve, për mbajtjen e naftës së kontrabanduar. Peshkarexha, së bashku me sasinë e naftës, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. M., si dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Pas