Kronikë

Emrat/ Arrestohen 3 të rinj në Sarandë, i vodhën para me dhunë një personi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:36 - 25/10/22 |
Opi Nion

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Sarandës pasi i vodhën me dhunë një shumë parash një shtetasi të huaj.

Mësohet se në pranga kanë rënë Klodian Gjini, 21 vjeç, banues në Laç dhe Parios Zani, 18 vjeç e Jurgen Baço, 19 vjeç, të dy banues në Sarandë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim, pasi në lagjen nr.1, Sarandë, i kanë vjedhur me dhunë një shumë parash, një shtetasi afgan.

Gjithashtu, autoritetet sekuestruan shumën e parave të vjedhura dhe 3 aparate celulare./ Opinion.al

Pas