Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Emiljano Shullazi te Krimet e Rënda, nis seanca për masën e sigurisë

2016/04/20 at 9:13 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Emiljano Shullazi te Krimet e Rënda, nis seanca për masën e sigurisë

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka nisur seanca për masën e sigurisë për Emiljano Shullazin, e më pas do të mbahet edhe seanca për Blerim Shullazin dhe Gilmando Danin.


Pak para nisjes së seancës në orarin e caktuar “News 24” raporton se Shullazi ka dalë nga drejtoria e Policisë dhe është nisur drejt Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku do zhvillohet gjyqi. Seanca e sotme vjen pas shtyrjes që u njoftua dje, për shkak të seancës paralele që po zhvillohej për imamët e akuzuar për rekrutim xhihadistësh në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Burimet thanë se prokurori i çështjes së Shullazit është i angazhuar dhe në gjyqin ndaj imamëve.

Prokuroria e Krimeve të Rënda tha dje se ka kërkuar në gjykatë caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj tre personave të ndaluar me akuzat e gjobëvënies. Akuza “Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dorëzuar në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë ndaj tre shtetasve të ndaluar më datë 17.04.2016, në orën 01:30, Emiljano Shullazi, 38 vjeç, Gilmando Dani, 38 vjeç, banues në Tiranë dhe Blerim Shullazi, 32 vjeç, banues në Krujë. Sipas Prokurorisë, mësohet se masa e sigurisë është kërkuar për veprën penale të “shkatërrimit të pronës me eksploziv”, ndaj shtetasit Jani Zaka (Arjan Zika), me qëllim kanosjen e tij për fitimin e pasurisë në mënyrë të padrejtë. Në kërkesën e Prokurorisë mësohet se janë renditur katër çështje në hetim.

Më konkretisht, në kërkesën drejtuar gjykatës, Prokuroria përmend gjobëvënien ndaj shtetasit Jani Zaka, duke pretenduar se ndaj tij, veç kanosjes e presioneve për dhënien e pasurisë, është vendosur edhe lëndë plasëse. Ndërkaq, Prokuroria përmend edhe një rast tjetër të referuar nga Shërbimi Informativ në Prokurorinë e Durrësit për përfshirjen e Emiljano Shullazit në pronësinë e ish­hotel “Vollgës”. Kjo dosje, siç e shpjegon Prokuroria, është transferuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ku ka vazhduar hetimi. Nga ana tjetër, në kërkesën e Prokurorisë përmendet një rast i një gjobëvënieje të dyshuar, pa kallëzim, në vlerën e 650 mijë eurove ndaj një familjeje me mbiemrin Kodra në Durrës. Rasti i katërt që pretendon Prokuroria lidhet me pretendimet për kanosje dhe gjobëvënie ndaj një biznesmeni me aktivitet ndërtimi në zonën e Farkës. Sipas Prokurorisë, akuzat ndaj Emiljano Shullazit, Gilmando Danit dhe Blerim Shullazit, janë: “shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “shkatërrim i pronës me eksploziv”, “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “grup i strukturuar kriminal”. Nga ana tjetër, avokati i Shullazit e ka cilësuar arrestimin e paligjshëm. Alban Qafa, avokat i Shullazit, ka deklaruar se do kërkojë pavlefshmërinë e arrestimit të Shullazit, pasi ndaj tij nuk ka kallëzim, por janë përdorur informacione të marra në rrugë operative.

“Do të kërkojmë pavlefshmërinë e arrestimit të Shullazit. Ndaj Emiljano Shullazit nuk ka kallëzim, janë përdorur informacione të marra në rrugë operative”, pohoi Qafa. Ai ka folur edhe për akuzat e ish­kryeministrit Sali Berisha për lidhjet e të ndaluarit me biznesmenë që kanë marrë “Vollgën” dhe bregdetin e Durrësit. Qafa ka thënë se Shullazi ka 30% të “Vollgës” dhe e ka marrë me kontratë dhurimi. Avokati shton se Shullazi dhe miku i tij Gilmando Dani nuk kanë lidhje me shpërthimin te garazhi i biznesmenit Arjan Zaka. “Klienti im nuk i njeh biznesmenët për të cilët akuzohet. Emiljano Shullazi ka vetëm 30% të ‘Vollgës’. 30% të ‘Vollgës’ e mori me kontratë dhurimi. S’ka asnjë provë kundër Shullazit e dy të tjerëve”, ka thënë avokati./Panorama



Ju sugjerojmë

“Grupe greke në protestë”,Rama-organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin
Aktualitet

“Grupe greke në protestë”,Rama-organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin

21 Qershor, 2026 10:57 pm
Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit
Aktualitet

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit

21 Qershor, 2026 10:21 pm
“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran
Bota

“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran

21 Qershor, 2026 9:36 pm
22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

21 Qershor, 2026 8:03 pm
Ngërçi i bisedimeve për paqen luhat sërish tregjet,
Politikë

Spiropali i përgjigjet Ramës: PS të gjejë forcën të vetëpastrohet

21 Qershor, 2026 7:00 pm
Rama: Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit
Kryesore

Rama: Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit

21 Qershor, 2026 6:55 pm
Qëndruan deri në mëngjes para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues
Aktualitet

Qëndruan deri në mëngjes para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues

21 Qershor, 2026 6:52 pm
Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE
Kryesore

Berisha: Grisja e flamurit izraelit akt kriminal, të ndëshkohet autori

21 Qershor, 2026 4:48 pm
Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët
Life Style

Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët

21 Qershor, 2026 4:46 pm
Rrezikoi sigurinë e pushuesve me motor uji, gjobitet me 530 mijë lekë drejtuesi
Aktualitet

Rrezikoi sigurinë e pushuesve me motor uji, gjobitet me 530 mijë lekë drejtuesi

21 Qershor, 2026 3:32 pm
Para
Video-Stop/ Rrëfimi tronditës, 16 vjeçarja: Ja si shfrytëzohem për seks

Video-Stop/ Rrëfimi tronditës, 16 vjeçarja: Ja si shfrytëzohem për seks

Video/ Ja si u shoqërua Shullazi nga Policia te Krimet e Rënda

Video/ Ja si u shoqërua Shullazi nga Policia te Krimet e Rënda

Denoncimi i “Stop”, arrestohet tutori i 16 vjeçares

Denoncimi i "Stop", arrestohet tutori i 16 vjeçares

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Grupe greke në protestë”,Rama-organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin

“Grupe greke në protestë”,Rama-organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin
21 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale sa i përket protestave në Tiranë. Ai ka ndarë një foto...

Lexo më shumë

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit
21 Qershor, 2026

Po mbahen në kryeqytet dita e 22-të e protestës jopartiake. Si çdo ditë, qytetarët u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’, për...

Lexo më shumë

“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran

“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran
21 Qershor, 2026

Raundi i parë i bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është zhvilluar në Bürgenstock të Zvicrës dhe ka zgjatur...

Lexo më shumë

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
21 Qershor, 2026

Dita e 22-të e protestës ka nisur me marshimin e qytetarëve drejt Kryeministrisë, që nisi rreth orës 19:30. Qytetarët u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}