Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video-Stop/ Rrëfimi tronditës, 16 vjeçarja: Ja si shfrytëzohem për seks

2016/04/20 at 9:15 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Video-Stop/ Rrëfimi tronditës, 16 vjeçarja: Ja si shfrytëzohem për seks

Në emisionin investigativ “STOP”, sot u trajtua historia tronditëse e një 16 – vjeçareje, e cila detyrohet të prostituojë nga i dashuri i kushërirës së saj. Adoleshentja e rritur në një familje me vështirësi dhe probleme të shumta ekonomike rrëfen historinë rrënqethëse.


Për shkak të vështirësive ekonomike në të cilën ndodhej familja e saj, ajo është detyruar të kërkojë punë në një lokal duke gënjyer për moshën e vërtetë. Pikërisht kjo u bë shkak që historia e saj të bëhet publike, pasi punonjësja e lokalit ka denoncuar rastin në emisionin “STOP”.

16 – vjeçarja deri më sot nuk ka guxuar të bëjë denoncim në polici për shkak të frikës dhe kërcënimeve të vazhdueshme nga tutori i saj.

Gazetarja: Përse kërkuat që emisioni “STOP” të vijë në qytetin e Durrësit?

Punonjësja: “Unë jam punëtore në një lokal. Vajza ka ardhur ka kërkuar ndihmë për punë, e kemi marrë në punë. Na ka thënë jam 18 – vjeçe, e kam mbushur moshën. I besuam sepse nën moshë ne nuk marrim absolutisht, sepse është e ndaluar. E morëm në punë 3 ditë, kërkoi shtëpi me qera. E pashë se ishte si e vogël edhe i thashë, do të rrish në shtëpinë time, unë jam e martuar, hajde të rrish në shtëpinë time sa të marrësh veten sepse nuk kishte mundësi. Në rregull tha, po rri. Pastaj, na bën një telefonatë një person. Ai na thotë, sillni vajzën sezbën.

Gazetarja: Kush ishte ai?

Punonjësja: “Ai person me sa di unë e shfrytëzon vajzën. Vajza e pranon dhe gjyshja e saj, e kemi takuar personalisht dhe thotë që e shfrytëzon”.

Gazetarja: Për çfarë e shfrytëzon?

Punonjësja: “Për prostitucion”.

Gazetarja: Pastaj çfarë ndodhi?

Punonjësja: “Pastaj e morëm vajzën sepse u shqetësuam. Shkuam tek gjyshja e saj, kishte gjyshen 75 – vjeçe të paralizuar, mamanë kaluar në depresion 50-vjeçe. I kemi thënë gjyshes se vajza juaj ka ardhur për punë. Po, tha e kemi dërguar për punë sepse jemi në gjendje të keqe ekonomike. Po atëherë i themi ne, kush është ai person që na ka telefonuar, që ne morëm këtë rrugë? Tha, ai person, vjen dhe e shqetëson pasi vajzën do ta nxjerri në rrugë”.

Stafi i emisionit u nis drejt qytetit të Lushnjes për të marrë prononcimin e vajzës 16 – vjeçare me iniciale A.S.

Gazetarja: Sa vjeçe je?

Vazja: “16 e gjysmë.”

Gazetarja: Vazhdon shkollën? Në kohën e lirë me se merresh, si e mbush ti ditën?

Vajza: “Unë nuk shkoj në shkollë.”

Gazetarja: Me kë jeton këtu në shtëpi?

Vajza: “Me nënën dhe mamin.”

Gazetarja: Po babi ku është?

Vajza: “Është i ndarë.”

Gazetarja: Kam dëgjuar që është një person i cili ka shprehur dëshirën të të ketë dhe ka kërkuar të të trafikojë, sa e vërtetë është?

Vajza: “Po, unë vajta njëherë në punë dhe më merrte në telefon dhe më thoshte hajde në Lushnje, unë nuk shkoja. Më thoshte hajde se do të punosh për mua prostitutë. Unë nuk doja, por kisha frikë dhe për ta denoncuar nuk e kam denoncuar sepse kisha frikë se mos më rreh. Ai gjuan, pi dhe të kuqe.”

Gazetarja: Kush është ai që kërkon të të nxjerrë në rrugë?

Vazja: “Klodian Kiptiku.”

Gazetarja: Është i dashuri yt apo një i njohur?

Vazja: “Është i dashuri i kushërirës time.”

Gazetarja: Më trego pak momentin e takimit, si është një ditë kur takohesh ti me Klodianin?

Vajza: “Po, kam shkuar e kam takuar dhe pastaj më çonte nëpër hotele.”

Gazetarja: Të çonte nëpër hotele me meshkuj të ndryshëm?

Vajza: “Dy herë me të njëjtin, pastaj herën e tretë me tjetër.”

Gazetarja: Të ka dhënë para në shkëmbim?

Vajza: “Jo, i mbante për vete.”

Gazetarja: Prej sa kohësh e njeh këtë person?

Vajza: “Prej 6 muajsh.”

Gazetarja: Po kur takohesh me Klodin, çfarë të thotë?

Vajza: “Do të shkosh me këtë, do të shkosh me atë. Unë nuk dua të shkoj, por ai më godet dhe nga frika unë shkoj.”

Gazetarja: Të ka dhunuar?

Vajza: “Më ka goditur disa herë.”

Gazetarja: Të detyron ky që domosdoshmërisht të shkosh në shtrat me persona?

Vajza: “Po.”

Gazetarja: Po këto 3 ditë pse je larguar nga shtëpia?

Vajza: “Jam larguar sepse unë nuk dua që të rri me të.”

Gazetarja: Vjen të kërkon në shtëpi ai dhe të merr?

Vajza: “Jo më merr në telefon, unë nuk dua, pastaj vjen kushërira këtu edhe më thotë hajde se të kërkon Klodi, se do të vijë këtu dhe do të rrahë.”

Gazetarja: Të ka thënë ndonjëherë se mund të të çojë edhe jashtë shtetit?

Vajza: “Po më ka thënë, pasaportën ta bëj unë tha, por merri prokurën babit dhe hajde ikim.”

Gazetarja: Në çfarë shteti?

Vajza: “Në Hollandë.”

Gazetarja: Çfarë do të bënit ju atje?

Vajza: “Prostitutë.”

Gazetarja: Ta ka thënë vetë me gojën e tij?

Vajza: “Po ma ka thënë.”

Gazetarja: Çfarë të ka thënë konkretisht?

Vajza: “Më ka thënë që do punosh në Hollandë dhe në Itali. Nuk dua unë që të shkoj sepse nuk është për mua, jam e vogël.”

Gazetarja: Në polici ke vajtur për ta denoncuar?

Vazja: “Jo sepse kam frikë.”

Gazetarja: Pse ke frikë?

Vajza: “Kam frikë se po vajte do të vras thotë. Takohem dhe ai më thotë mua do të shkosh me këtë çunin, unë nuk shkoj, ai më godet pastaj.”

Gazetarja: Në momentin që ti refuzon ai ushtron dhunë ndaj teje?

Vajza: “Po. Ky është 38 – vjeç. Kur më çon mua me meshkuj merr nga 50 euro.”

Gazetarja: Ty nuk të jep asgjë?

Vajza: “Jo. Ky është i martuar ka një grua me 3 fëmijë, është martuar dhe njëherë tjetër. E ka çunin 18 – vjeç në Itali. Ka edhe këtë kushërirën time. Mamin e kam të sëmurë, nënën e kam të paralizuar, vëllain e kam në burg.”

Gazetarja: Ti je fare e pambrojtur?

Vajza: “Po. Jeta ime po shkatërrohet.”

Faktin tronditës të shfrytëzimit të vajzës e pohon edhe gjyshja e saj, e cila shprehet e frikësuar dhe e shqetësuar për fatin e mbesës së mitur. Ajo gjithashtu shton se është dhunuar nga e dashura e Klodianit, e cila kishte shkuar në shtëpinë e saj me urdhër të këtij të fundit, për të marrë vajzën dhe për ta shfrytëzuar.

Gazetarja: Jeni në dijeni se çfarë po ndodh me mbesën tuaj, me kë shoqërohet?

Gjyshja: “Po, ja tek ky shkon, tek Klodi. Ky e paska marrë në telefon, unë nuk dija gjë. Unë nuk kam telefon të marr. Pastaj vjen e merr mbesën, merr këtë dhe ikën, mua më rrëzoi, më rrahu dhe iku.”

Gazetarja: Kush të rrahu?

Gjyshja: “Ajo që rri tek Klodi.”

Gazetarja: Përse të rrahu ajo?

Gjyshja: “Më rrahu sepse erdhi këtu, i tha mbesës vishu shpejt edhe mi bëri plaçkat pastaj rrëmujë, i tha vishu shpejt e shpejt, se ku e çoi nuk e di. Ajo më goditi dhe më rrëzoi.”

Gazetarja: Cila është frika jote më e madhe, çfarë mund t’i ndodhë mbesës tënde?

Gjyshja: Se mos ma marrin andej, se di ku mund të ma çojnë vajzën.



Ju sugjerojmë

“Grupe greke në protestë”,Rama-organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin
Aktualitet

“Grupe greke në protestë”,Rama-organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin

21 Qershor, 2026 10:57 pm
Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit
Aktualitet

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit

21 Qershor, 2026 10:21 pm
“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran
Bota

“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran

21 Qershor, 2026 9:36 pm
22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

21 Qershor, 2026 8:03 pm
Ngërçi i bisedimeve për paqen luhat sërish tregjet,
Politikë

Spiropali i përgjigjet Ramës: PS të gjejë forcën të vetëpastrohet

21 Qershor, 2026 7:00 pm
Rama: Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit
Kryesore

Rama: Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit

21 Qershor, 2026 6:55 pm
Qëndruan deri në mëngjes para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues
Aktualitet

Qëndruan deri në mëngjes para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues

21 Qershor, 2026 6:52 pm
Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE
Kryesore

Berisha: Grisja e flamurit izraelit akt kriminal, të ndëshkohet autori

21 Qershor, 2026 4:48 pm
Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët
Life Style

Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët

21 Qershor, 2026 4:46 pm
Rrezikoi sigurinë e pushuesve me motor uji, gjobitet me 530 mijë lekë drejtuesi
Aktualitet

Rrezikoi sigurinë e pushuesve me motor uji, gjobitet me 530 mijë lekë drejtuesi

21 Qershor, 2026 3:32 pm
Para
Video/ Ja si u shoqërua Shullazi nga Policia te Krimet e Rënda

Video/ Ja si u shoqërua Shullazi nga Policia te Krimet e Rënda

Denoncimi i “Stop”, arrestohet tutori i 16 vjeçares

Denoncimi i "Stop", arrestohet tutori i 16 vjeçares

Joleza braktis 2XL, thumbon Julian Deda: “Shtove një tjetër gafë në CV”

Joleza braktis 2XL, thumbon Julian Deda: "Shtove një tjetër gafë në CV"

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Grupe greke në protestë”,Rama-organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin

“Grupe greke në protestë”,Rama-organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin
21 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale sa i përket protestave në Tiranë. Ai ka ndarë një foto...

Lexo më shumë

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit
21 Qershor, 2026

Po mbahen në kryeqytet dita e 22-të e protestës jopartiake. Si çdo ditë, qytetarët u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’, për...

Lexo më shumë

“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran

“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran
21 Qershor, 2026

Raundi i parë i bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është zhvilluar në Bürgenstock të Zvicrës dhe ka zgjatur...

Lexo më shumë

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
21 Qershor, 2026

Dita e 22-të e protestës ka nisur me marshimin e qytetarëve drejt Kryeministrisë, që nisi rreth orës 19:30. Qytetarët u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}