Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Emiljana Ulaj, shqiptaro-amerikania e dytë në Këshillin e Bashkisë së Uestçesterit

2024/01/27 at 7:04 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Emiljana Ulaj, shqiptaro-amerikania e dytë në Këshillin e Bashkisë së Uestçesterit

Emiljana Ulaj, para disa ditësh bëri betimin si anëtare e Këshillit të Bashkisë së Uestçesterit në Nju Jork.


Siç mësohet, zonja Ulaj erdhi në Shtetet e Bashkuara në moshën 10 vjeçare. Familja e saj ishte persekutuar gjatë regjimit komunist në Shqipëri, ndërsa u largua nga vendi më 1997, pas krizës së shkaktuar nga skemat piramidale.

Ditë më parë politikanja shqiptaro-amerikane nga radhët e Partisë Demokrate, Emiljana Ulaj, bëri betimin për postin e anëtares së Këshillit të Bashkisë së Uestçesterit në Nju Jork.

Zonja Ulaj është emigrantja e katërt dhe e dyta me origjinë shqiptare, pas Vedat Gashit, që siguron një vend në këshillin me 17 anëtarë të kësaj bashkie. Ajo është gruaja e parë shqiptaro-amerikane që merr këtë rol në Uestçester.

“Ishte një ditë e madhe dhe emocionuese, shumë domethënëse për mua si një emigrante, refugjate që erdhi në këtë vend në moshën 10 vjeçare, pa njohuri të gjuhës angleze, të cilës më vonë iu kërkua që të futet në garë për anëtare bashkie dhe që u zgjodh në atë rol. Kjo do të thotë shumë dhe flet mbi atë se sa i mrekullueshëm është ky vend, që u jep këto mundësi emigrantëve. Të gjithë të shtypurit kudo në botë mund ta dëshmojnë këtë. Unë mendoj se Amerika është një fener ndriçues, që nëse jeni i përndjekur kudo në botë, ëndrra juaj është që të vini këtu. Sepse ky është vendi ku nuk ka rëndësi emri i familjes suaj dhe e kaluara juaj. Nëse punoni mund të arrini”, thotë zonja Ulaj në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Familja e zonjës Ulaj u largua nga Shqipëria më 1997, kur vendi ishte zhytur në një krizë të thellë, disa vite pas rënies së diktaturës komuniste. Ajo dhe familjarët e saj qëndruan si refugjatë në Itali për gati një vit, para se të fitonin azilin në Shtetet e Bashkuara.

“Një mëngjes, një familjar i nënës sime trokiti në derën tonë në ora 5 dhe na tha se një anije po largohet drejt Italisë. Na tha se nëse duam të largohemi, duhet të ikim tani. Familja vendosi që të largohej atë mëngjes. U larguam papritur. Ishte një kohë kur gjithçka ishte e frikshme. Shkollat ishin mbyllur. Kishte tanke nëpër rrugë. Njerëzit blinin armë, që të tjerët të qëndronin larg shtëpive të tyre. Ishte një kohë e pasigurt dhe e frikshme”, thotë zonja Ulaj.

Megjithëse kanë kaluar vite, zonja Ulaj e cila erdhi në Shtetet e Bashkuara në moshë të re, vazhdon të kujtojë vuajtjet e të parëve të saj gjatë periudhës së komunizmit në Shqipëri. Ajo thotë se historitë me të cilat është rritur, kanë ndikuar në ambiciet dhe formësimin e saj si politikane.

“Familja e nënës time ka qenë e persekutuar ashpër gjatë komunizmit në Shqipëri. Ata vranë shtatë burra të familjes së saj. Gjyshi im ishte burgosur për dhjetë vite dhe më pas jetoi në një kamp internimi pothuajse gjithë jetën e tij, deri kur demokracia erdhi në Shqipëri. Në kampin e internimit ai takoi gruan e tij, gjyshen time, familja e së cilës ishte e persekutuar po ashtu. Gjithmonë kam dëgjuar këto histori nga nëna ime, vuajtjet e tyre gjatë atij regjimi politik. Të gjitha këto përvoja, histori të nënës sime, janë në mendjen time. Shpresoj se ka jetë pas vdekjes, që gjyshi im, i cili vuajti aq shumë, të shoh mbesën e tij në Amerikë, që është bërë pjesë e politikës dhe po ndihmon të tjerët”, thotë ajo.

Mandatin e saj në Këshillin Bashkiak, zonja Ulaj e sheh si një mundësi për të përmirësuar jetët e njerëzve. Disa nga përparësitë kryesore të saj janë strehimi i përballueshëm dhe burimet e energjisë së ripërtëritshme.

“Shumica e njerzëve që jetojnë me qira janë të rënduar nga çmimet e larta. Të moshuarit dhe ata me atë ardhura fikse kanë jetë të vështirë. Të rinjtë, pasi mbarojnë studimet nuk mund të përballojnë një apartament. Dikur qiraja ishte një sakrificë që dikush e bënte për të kursyer para për të blerë një shtëpi. Njerëzit nuk po mund të kursejnë dhe kjo sjell probleme tjera. Shtëpia është investim për të ardhmen, pensionin tuaj. Përveç kësaj, ne kemi një planet që duhet ta mbrojmë për gjeneratat e ardhshme, duke ndërtuar burime të energjisë së ripërtëritshme. Zgjerimi i transportit publik është një çështje tjetër. Po ashtu dua të shoh mundësitë e angazhimit të të rinjve në procese, të dëgjojmë zërat e tyre, sepse ata do të trashëgojnë vendimet tona, prandaj duhet të kenë zë në vendimet që marrim”, thotë ajo.

Zonja Ulaj thotë se në qendër të mandatit të saj të parë janë edhe të rinjtë e komunitetit shqiptaro-amerikan, në veçanti ata që duan të angazhohen në politikë.

“Një nga sfidat më të mëdha kur rritesh si gjeneratë e parë emigrantësh është që, kur ke interesim për diçka nuk di çfarë të bësh, nuk i ke lidhjet e duhura. Prindërit e mi nuk i kishin lidhjet që unë të gjeja një punë si praktikante, ose nëse doja të merresha me politikë, nuk dija kujt t’i drejtohesha. Nuk dija me kë të flisja, që të më orientonte në atë fushë. Prandaj, dua të jem një burim për ta, përmes grupeve të shoqërisë civile, që ata të kenë ku të drejtohen, që të lidhen me njerëzit e duhur nëse duan të angazhohen në politikë, t’u tregojë hapat konkret se çfarë duhet të bëjnë”.

Megjithëse nuk dihen të dhënat e sakta, sipas zonjës Ulaj, rreth 15 mijë nga gati 1 milion banorët e bashkisë së Uestçesterit janë shqiptaro-amerikanë.

Bashkia e Uestçesterit është e shtata në Nju Jork për nga numri i popullsisë, me një buxhet prej 2.8 miliardë dollarësh./VOA



Ju sugjerojmë

Në prag të marrëveshjes SHBA-Iran, ulet çmimi i naftës në bursa
Bota

Në prag të marrëveshjes SHBA-Iran, ulet çmimi i naftës në bursa

13 Qershor, 2026 4:43 pm
Zvicra në referendum, vendos për pragun prej 10 milionë banorësh të popullsisë
Bota

Zvicra në referendum, vendos për pragun prej 10 milionë banorësh të popullsisë

13 Qershor, 2026 3:02 pm
Detaje nga dosja e SPAK, takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët
Kronikë

Detaje nga dosja e SPAK, takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët

13 Qershor, 2026 2:09 pm
Thirrjet kundër tij në protestë, Berisha: S’duhet të errësojnë misionin
Kryesore

Thirrjet kundër tij në protestë, Berisha: S’duhet të errësojnë misionin

13 Qershor, 2026 2:05 pm
QSUT: Asnjë rast për terapi hormonale deri më tani
Aktualitet

QSUT: Asnjë rast për terapi hormonale deri më tani

13 Qershor, 2026 12:41 pm
BE i “hap” derën, nisin negociatat e anëtarësimit për Ukrainën dhe Moldavinë
Bota

BE i “hap” derën, nisin negociatat e anëtarësimit për Ukrainën dhe Moldavinë

13 Qershor, 2026 12:39 pm
Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
Bota

Trump: Eliminuam drejtuesin e kartelit të drogës ”Tren de Aragua”

13 Qershor, 2026 12:33 pm
Tifoz i çmendur i futbollit, trafikanti i drogës arrestohet nga maskotat e Botërorit
Sport

Tifoz i çmendur i futbollit, trafikanti i drogës arrestohet nga maskotat e Botërorit

13 Qershor, 2026 12:30 pm
Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA
Bota

Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

13 Qershor, 2026 12:27 pm
Kosovë/ Votat nga diaspora i japin Vetëvendosjes dy mandate shtesë në Kuvend
Rajoni

Kosovë/ Votat nga diaspora i japin Vetëvendosjes dy mandate shtesë në Kuvend

13 Qershor, 2026 12:24 pm
Para
Anija më e madhe e lundrimit në botë nis udhëtimin e parë nga Miami

Anija më e madhe e lundrimit në botë nis udhëtimin e parë nga Miami

Berisha: Shqipërinë po e rrënon vjedhja e qeveritarëve

Berisha: Shqipërinë po e rrënon vjedhja e qeveritarëve

“S’kisha lekë as për biletën e urbanit”, Eliona Pitarka rrëfen fillimet në ekran

“S’kisha lekë as për biletën e urbanit”, Eliona Pitarka rrëfen fillimet në ekran
















TE FUNDIT

Në prag të marrëveshjes SHBA-Iran, ulet çmimi i naftës në bursa

Në prag të marrëveshjes SHBA-Iran, ulet çmimi i naftës në bursa
13 Qershor, 2026

Një marrëveshje mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë fund luftës është në prag finalizimi dhe efekti më...

Lexo më shumë

Zvicra në referendum, vendos për pragun prej 10 milionë banorësh të popullsisë

Zvicra në referendum, vendos për pragun prej 10 milionë banorësh të popullsisë
13 Qershor, 2026

A mundet një vend të vendosë një prag të palëvizshëm për popullsinë e tij? Kjo është pyetja së cilës Zvicra...

Lexo më shumë

Detaje nga dosja e SPAK, takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët

Detaje nga dosja e SPAK, takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët
13 Qershor, 2026

Pastrimi i parave të kokainës nëpërmjet kompanive të ndërtimit në Tiranë dhe bregdet ka qenë zbulimi i radhës i SPAK-ut...

Lexo më shumë

Thirrjet kundër tij në protestë, Berisha: S’duhet të errësojnë misionin

Thirrjet kundër tij në protestë, Berisha: S’duhet të errësojnë misionin
13 Qershor, 2026

Me përkrahjen për protestën për Zvërnecin si lëvizje qytetare (edhe pse investimin e aprovon) dhe kundërshtimin për qeverisjen e Ramës, Sali...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}