Aktualitet

Elseid Hysaj tani edhe në orbitën e Bayern Munih



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:00 - 05/05/16 |
b.f

Bajerni i Mynihut ka dërguar sërish një vëzhgues në Napoli, në ndeshjen e fundit të kampionatit, duke bërë që mediat italiane të aludojnë sërish për qëllimin e vizitës, sepse realisht nuk ka asnjë burim zyrtar. Sipas “Il Mattino”, Bajerni po vëzhgon edhe Elseid Hysajn, për të cilin janë gati 18 milionë euro, megjithëse duhet theksuar se realisht nuk ka asnjë burim zyrtar.

Bajerni ka kohë që ndjek edhe sulmuesin Gonzalo Higuain e disa lojtarë të tjerë të Napolit. Ndërkaq, vetë menaxheri i Hysajt, Mario Xhufredi, nuk e ka konfirmuar interesimin e Bajernit: “Nuk kam pasur ndonjë kontakt me ndonjë drejtues të Bajernit, edhe pse dihet që Hysaj ndiqet nga klubet më të mirë të Europës. Për momentin nuk ka asgjë të re, sepse Elseidi është shumë mirë në Napoli, që ka bërë një biznes të shkëlqyer. Gjithsesi, tani situatat duhen riparo, sepse Elseidi është një siguri”.

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas