Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Elsa Lila sjell recitalin “Finalemente Elsa” në Tiranë: Muzika vdes me njeriun jo me karrierën!

2023/10/30 at 8:34 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Elsa Lila sjell recitalin “Finalemente Elsa” në Tiranë: Muzika vdes me njeriun jo me karrierën!

Këngëtarja e njohur Elsa Lila do të mbajë më datën 1 nëntor në Tiranë recitalin e saj të parë, “Finalmente Elsa”.


Recitali do të mbahet tek Pallati i Kongreseve, pikërisht në skenën nga ku nisi e gjithë karriera e saj artistike. Atë karrierë që e ka zhvilluar ndër vite mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Italisë, ndaj dhe e ka titulluar “Finalmente Elsa”, si për të ruajtur dhe këtë urë lidhëse.

Në një konferencë për shtyp, Elsa ka treguar se titullin “Finalmente Elsa” ja ka vendosur për shkak të reagimeve të fundit që kishte publiku në rishfaqjen e saj në festivalin e RTSH-së.

“Është quajtur “Finalmente Elsa” sepse rishfaqja ime në festivalin e një viti më parë në RTSH, solli si reagime të njerëzve që thonin “O Elsa më në fund u riktheve”. Ndaj s’mund ta quaja ndryshe koncertin tim, veçse kështu”, tha ajo.

Këngëtarja theksoi se kryefjala e këtij recitali do të jetë muzika dhe miqësia.

“Muzika që unë bëj dhe zëri që unë kam, janë mjetet më të forta, përmes së cilave unë mund të shprehem ashtu si dua. Kryefjala e këtij recitali do të jetë muzika dhe miqësia. Të gjithë ato që do të marrin pjesë në këtë projekt, duke filluar nga muzikantët që kanë ardhur nga Italia dhe deri tek organizatorët, Red Cloud, po e bëjnë më shumë dashuri këtë koncert, për mua dhe për muzikën time”, ka shpjeguar Elsa Lila, në fjalën e saj duke shtuar më tej se edhe pse nuk ka qenë shumë e pranishme në skenat shqiptare, ajo s’ka rreshtur kurrë së bëri muzikë e projekte artistike.

Ajo bën me dije se asnjëherë nuk ka ndaluar së prodhuari muzikë pasi për të muzika është jetë.

“Muzika vdes me njeriun jo me karrierën. Zhdukja apo ridukja tregon që unë e bëj për pasion muzikën e jo me llogari. Në momente që nuk kam qenë prezente e kam ndjerë të domosdoshme të mos shfaqesha, por kjo nuk do të thotë se nuk kam kënduar apo bërë muzikë. Do të ndaloj se bëri muzikë vetëm kur të vdes, muzika është jetë.”

E pyetur nga gazetarët nëse do të kthehet ndonjëherë për të qëndruar gjithmonë në Shqipëri, Lila ka sqaruar se nuk mund të kthehej dot për shkak të vajzës së vogël.

“Nuk mundem të transferohem në Shqipëri për arsye familjare. Unë ende jetoj midis Shqipërisë dhe Italisë por kam një vajzë të vogël, Evita që ende shkon në shkollë atje”, shtoi Elsa.

Pjesë e ekipit të “Finalmente Elsa” do të jenë disa artistë të sukseshëm në botën muzikore italiane e jo vetëm: Enrico Melozzi dirigjent, Nicola Costa kitarist, Reberto Gallinelli basist, Lele Melotti, baterist dhe Alberto Barsi, kitarist. Pjesë e grupit janë edhe Donato Sensini, saksofonist, Guido Della Gatta, kitarist dhe Clauidio Storniolo, pianist, gjithashtu me një karrierë të sukseshme muzikore./Opinion.al

 

 

Etiketa: elsa lilarecitaltirane


Ju sugjerojmë

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur
Kronikë

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur

18 Korrik, 2026 6:52 pm
Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm
Bota

Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm

18 Korrik, 2026 6:02 pm
Para
Qeveria serbe prezanton propozimin për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve

Qeveria serbe prezanton propozimin për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve

Kievi mohon përfshirjen në sulmin kundër Izraelit në aeroport

Kievi mohon përfshirjen në sulmin kundër Izraelit në aeroport

Parashikimi i Kremlinit: Putin do të fitojë me 90% të votave në zgjedhjet e reja

Putin: SHBA është burimi i kaosit në Lindjen e Mesme
















TE FUNDIT

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
20 Korrik, 2026

Spanja është shpallur kampione e botës në finalen e botërorit 2026 përvallë Argjentinës. Në një ndeshje që në fakt u...

Lexo më shumë

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
19 Korrik, 2026

Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt,...

Lexo më shumë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
19 Korrik, 2026

Është përcjellë në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën tragjikisht në moshën 40-vjeçare pas një aksidenti...

Lexo më shumë

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
19 Korrik, 2026

Mijëra përdorues të Facebook dhe Instagram në të gjithë botën janë përballur me probleme teknike mëngjesin e së dielës, sipas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}