Bota

Elon Musk tymos marijuanë gjatë intervistës, akuzon zhytësin që shpëtoi djemtë tajlandezë për pedofili


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:20 - 09/09/18 |
b.f

Elon Musk nuk i thotë “jo” marijuanës. 47 vjeçari po fliste për kompaninë e tij të makinave elektrike në emisionin Joe Rogan Experience, kur drejtuesi i emisionit Joe Rogan i ofroi një cigare marijuanë.

Musk e tymosi cigaren pasi rrëfeu se drejtimi i Teslës e ban zgjuar gjatë natës. “Është shumë e vështirë të mbash një kompani makinash gjallë,” tha ai ndërsa pranoi që merrte ilaçe për gjumë.

Çmimet e stokut të kompanisë kanë rënë ndjeshëm, dhe Musk pritet të përballet me akuza për shpifje të një heroi britanik, pasi CEO i Teslës e akuzoi publikisht për pedofili.

Miliarderi nuk tërhiqet aspak, përkundrazi, ai tha se se po shpreson që zhytësi Vern Unsworth ta akuzojë. Ky i fundit u konsiderua si hero në Britani pasi ishte pjesë e skuadrës së zhytësve që shpëtuan 12 djem dhe profesorin e tyre të ngecur në shpellë për tre javë. Por Musk i ka dërguar një letër gazetave duke e quajtur Vern Unsworth një pedofil.

Musk shkroi: “Ju sugjeroj të telefononi njerëzit që njihni në Tajlandë, zbuloni të vërtetën dhe mos mbroni më përdhunuesit e fëmijëve. Ai është një burrë i vjetër nga Anglia i cili ka 30 ose 40 vjet që rri në Tajlandë kryesisht në Pattaya Beach, e më pas u zhvendos në Chiang Rai që të martohej me një vajzë, asokohe 12 vjeç.”

Kjo ngjarje vazhdon që nga korriku, menjëherë pas shpëtimit të djemve nga shpella. Ndër të tjera, gjatë intervistës së tij, Musk foli se si ndërtimi i një tuneli do të lehtësonte trafikun në New York, dhe për frikën e tij ndaj Inteligjencës Artificiale, teksa shijonin whiskey dhe marijuanë./Opinion.al

 

Pas