Bota

Elon Musk kthen zyrat e Twitter-it në ‘hotel’ për stafin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:39 - 08/12/22 |
Opi Nion

Elon Musk ka kthyer disa nga zyrat në Twitter në dhoma gjumi.

Prestigjozja BBC ka publikuar disa foto ku tregohet një dhomë me një krevat dopio, duke përfshirë garderobë dhe pantofla.

Një ish-punëtor tha se shefi i ri i Twitter, Elon Musk ka qëndruar në seli që kur bleu firmën.

Ai muajin e kaluar i dërgoi email të gjithë stafit të kompanisë duke u thënë se “do të duhet të jenë jashtëzakonisht të fortë për të pasur sukses”.

Departamenti i Inspektimit të Ndërtimit në San Francisko ka konfirmuar se po heton shkeljet e mundshme pas një ankese.

Musk u shpreh se kompania po sulmohej për shkak se siguroi shtretër për “punonjësit e lodhur”.

Ai theksoi se do të punonte dhe do të flinte në zyrë “derisa të rregullohen gjëra në kompani”.

Sipas BBC, edhe divanet në Twitter po përdoren si krevate për të fjetur gjumë.

“Duket si një dhomë hoteli”, tha një ish-punëtor, duke shtuar se Musk fle rregullisht në selinë e Twitter në San Francisko.

Muajin e kaluar, Musk bleu Twitter në tetor, i dërgoi email të gjithë stafit të kompanisë duke thënë se do të duhej të punonin “me orë të gjata me intensitet të lartë”.

“Vetëm performanca e jashtëzakonshme do të përbëjë notë kaluese”, ka shkruar ai.

Senatori i shtetit të Kalifornisë, Scott Wiener tha për BBC: “Tani po i detyron punonjësit që të flenë në Twitter. Është e qartë se ai nuk kujdeset për njerëzit. Ai nuk kujdeset për njerëzit që punojnë për të.”/Opinion.al

Pas