Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Angela Merkel mbron vendimet e saj për energjinë ruse

2022/12/08 at 10:47 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Angela Merkel mbron vendimet e saj për energjinë ruse

Ish-kancelarja gjermane tha për gazetën Die Zeit se nuk pendohet për vendimet që ka marrë në lidhje me furnizimin me energji të Gjermanisë. Megjithatë, ajo pranoi se duhej të qe bërë më shumë për t’iu kundërvënë Rusisë.


Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbrojtur vendimet e saj në lidhje me furnizimin me energji të Gjermanisë gjatë mandatit të saj 16-vjeçar. Në një intervistë me të përjavshmen gjermane Die Zeit, Merkel tha se ata që vënë në dyshim vendimet e marra në periudha të ndryshme shpesh nuk marrin parasysh kontekstin rreth tyre.

Ndër vendimet e mbrojtura nga zonja Merkel janë përshpejtimi i përfundimit të programit gjerman të energjisë bërthamore, autorizimi i ndërtimit të gazsjellësit Nord Stream 2 dhe zgjedhja e energjisë ruse përballë zgjidhjeve të tjera më të shtrenjta.

Gjermania është përpjekur të diversifikojë burimet e saj të energjisë këtë vit pasi lufta e Rusisë kundër Ukrainës e detyroi të gjithë Evropën të shqyrtojë alternativa ndaj gazit dhe naftës ruse.

Pse nuk e kundërshtoi Angela Merkel projektin Nord Stream 2?

Ish-kancelarja tha se nuk ishte kurrë në kompetencën e qeverisë për të miratuar këtë tubacion gazi, i cili do të lejonte transferimin e gazit rus në Evropë nëpërmjet tubacioneve nën Detin Baltik që lidhin Rusinë me Gjermaninë.

Ndërtimi i gazsjellësit u kritikua në atë kohë nga Ukraina, Polonia dhe madje edhe Shtetet e Bashkuara.

Merkel argumentoi se ishte roli i kompanive gjermane që të miratonin ndërtimin e gazsjellësit, jo qeverisë. E vetmja mënyrë që qeveria ta kundërshtonte do të kishte qenë miratimi i një ligji kundër gazsjellësit, i cili, sipas zonjës Merkel, do të kishte “përkeqësuar në mënyrë të rrezikshme klimën me Rusinë”.

Tubacioni i gazit Nord Stream 2 u pezullua në fillim të këtij viti në përgjigje të vendimit të Komisionit Evropian. Merkeli kujtoi gjithashtu se në atë kohë kishte një krizë energjetike për shkak të një rënieje të furnizimit nga Holanda, Mbretërisë së Bashkuar dhe Norvegjisë. Eksportet e gazit nga Shtetet e Bashkuara gjithashtu nuk ishin një opsion në atë kohë.

Merkeli vuri në dukje se ndërsa vendimet e fundit për energjinë kanë kuptim, duke pasur parasysh situatën me Rusinë, ato nuk do të kishin pasur kuptim kur ishte ajo kancelare. E pyetur nëse duhet t’i kishte marrë gjithsesi këto vendime, Merkeli u përgjigj: “Jo, aq më tepër që nuk do të ishin pranuar fare”.

“Autokritikë” për qëndrimin për aneksimin e Krimesë nga Putin

Megjithatë, kancelarja ndau disa mendime vetëreflektuese me gazetën Die Zeit. Ajo i tha gazetës se mënyra se si reagoi bota ndaj aneksimit të Krimesë nga presidenti rus Vladimir Putin në 2014 nuk kishte qenë e ashpër sa duhet.

Merkeli renditi reagimet ndërkombëtare ndaj aneksimit të vitit 2014, duke filluar nga dëbimi i Rusisë nga G8 deri te vendosja e trupave të NATO-s në Detin Baltik, te vendimi i anëtarëve të NATO-s për të rritur shpenzimet e tyre të mbrojtjes në 2% të produktit të brendshëm bruto përkatës. “Por ne duhet të kishim reaguar më me shpejtësi ndaj agresivitetit të Rusisë”, përfundoi ish-kancelarja.

E pyetur se çfarë përfundimi të mundshëm parashikon ajo për luftën e Rusisë në Ukrainë, Merkeli tha se ajo mund të përfundojë vetëm në tryezën e bisedimeve.

Çfarë tha Merkeli për qëndrimin e saj për refugjatët?

Një tjetër temë është qëndrimi i diskutueshëm i Merkelit ndaj fluksit të refugjatëve, kryesisht atyre të ardhur nga Siria në vitin 2015. Merkeli i lejoi ata në Gjermani kur për ta ishin zyrtarisht përgjegjës shtetet e tjera anëtare të BE-së, sipas Rregullores së Dublinit, e cila thotë se azilkërkuesit duhet të regjistrohen në vendin e parë të sigurt në botë. Në vend të kësaj, Gjermania i lejoi këta njerëz të kalonin kufirin fillimisht dhe kërkesat e tyre për azil të kontrolloheshin më vonë.

Pothuajse gjysmë milioni njerëz aplikuan për azil në Gjermani në vitin 2015, dhe 750.000 të tjerë vitin pasues.

E pyetur se çfarë e shtyu për këtë vendim ndarës, Merkel theksoi se ai ishte “në përputhje me të drejtat dhe vlerat tona themelore”. Ajo vuri në dukje se ishte ndikuar edhe nga reagimi i disa anëtarëve të shoqërisë gjermane, të cilët në atë kohë mirëpritnin refugjatët që vinin në stacionet e trenit.

Politika mikpritëse e Merkelit ndaj refugjatëve në vitin 2015 ndau opinionin publik në atë kohë. Angela Merkel megjithatë pranoi se ishte ndikuar që Gjermania u nda në atë kohë lidhur me vendimin e saj. “Por ka situata ku nuk mund t’i shmangesh polemikave”, tha ajo.

Vajtja në”themel” të problemit

Angela Merkel kujtoi gjithashtu masat që mori ajo për të “gjetur shkaqeve bazë të arratisjes”, duke përmendur marrëveshjen BE-Turqi të vitit 2016. Shumë e diskutueshme në atë kohë, kjo marrëveshje konsistonte në kthimin në Turqi të refugjatëve që mbërrinin në Greqi pa të drejtë azili europian.

Në këmbim, BE-ja do të pranonte të njëjtin numër azilkërkuesish sirianë që presin në kampet e refugjatëve turq dhe do t’i rivendoste ata rreth bllokut. BE u zotua gjithashtu t’i paguante Turqisë rreth 6 miliardë euro për të mbështetur rreth katër milionë refugjatët sirianë atje.

Pas shpalljes së marrëveshjes, BE u kritikua se kishte shitur vlerat e tij humanitare dhe ia kishte besuar politikën e tij gtë migracionit presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, kur ky i fundit po bëhej gjithnjë e më autoritar. Duke ofruar një reflektim tjetër, Merkel tha në intervistë: “Sigurisht që po mësoj. Prandaj, në retrospektivë, do të kisha punuar shumë më herët për të siguruar, që një situatë si ajo e verës së 2015 të mos ndodhte fillimisht. Për shembull, me një rritje në kontributet e Programit Botëror të Ushqimit, për kampet e refugjatëve në vendet fqinje të prekura veçanërisht nga migrimi, siç bëmë më pastaj.”/DW



Ju sugjerojmë

Kush janë të akuzuarit për sulmin në Banjskë që u panë pranë Presidencës së Serbisë?
Rajoni

Kush janë të akuzuarit për sulmin në Banjskë që u panë pranë Presidencës së Serbisë?

1 Korrik, 2025 10:41 am
Telefoni i Laert Haxhiut në laboratorin e SPAK, çfarë shpresojnë të gjejnë hetuesit
Aktualitet

Telefoni i Laert Haxhiut në laboratorin e SPAK, çfarë shpresojnë të gjejnë hetuesit

1 Korrik, 2025 10:37 am
Fier/ E dhunuan grabitësit e armatosur në banesë, 54-vjeçari: Më goditën me tytën e armës në kokë
Aktualitet

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me të bijën e mitur, arrestohet 36 vjeçari

1 Korrik, 2025 10:27 am
BE konfirmon mbështetjen për Ballkanin Perëndimor
Rajoni

BE konfirmon mbështetjen për Ballkanin Perëndimor

1 Korrik, 2025 10:19 am
Skandal në shkollën elitare franceze, mbi 200 raste abuzimi ndaj fëmijëve
Bota

Skandal në shkollën elitare franceze, mbi 200 raste abuzimi ndaj fëmijëve

1 Korrik, 2025 10:17 am
Përplasje dhe arrestime në Turqi pas një karikature të dyshuar për profetin Muhamed
Bota

Përplasje dhe arrestime në Turqi pas një karikature të dyshuar për profetin Muhamed

1 Korrik, 2025 10:06 am
Furnizonin me drogë shitësit e lëndëve narkotike, arrestohen 2 persona në Tiranë
Aktualitet

Furnizonin me drogë shitësit e lëndëve narkotike, arrestohen 2 persona në Tiranë

1 Korrik, 2025 9:59 am
Me pistoletë, silenciator, municion luftarak dhe…arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

Me pistoletë, silenciator, municion luftarak dhe…arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

1 Korrik, 2025 9:44 am
Farage pranoi të vijë në Shqipëri/Rama: Do të diskutojmë faktet, jo fantazitë tuaja…
Aktualitet

Farage pranoi të vijë në Shqipëri/Rama: Do të diskutojmë faktet, jo fantazitë tuaja…

1 Korrik, 2025 9:35 am
Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?
Bota

Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

1 Korrik, 2025 9:24 am
Para
Shqipëri-Kroaci marrëveshje për sigurimet shoqërore, do të përfitojnë 3 mijë shqiptarë

Shqipëri-Kroaci marrëveshje për sigurimet shoqërore, do të përfitojnë 3 mijë shqiptarë

PD propozon paketë anti-korrupsion, Tabaku: Ndryshime në 5 ligje, ja pikat kyçe

PD propozon paketë anti-korrupsion, Tabaku: Ndryshime në 5 ligje, ja pikat kyçe

2 ditë pas sulmit,Berisha shfaqet me syze dielli në zyrën e tij me ish-presidentin kroat

2 ditë pas sulmit,Berisha shfaqet me syze dielli në zyrën e tij me ish-presidentin kroat
















TE FUNDIT

Kush janë të akuzuarit për sulmin në Banjskë që u panë pranë Presidencës së Serbisë?

Kush janë të akuzuarit për sulmin në Banjskë që u panë pranë Presidencës së Serbisë?
1 Korrik, 2025

Disa nga personat që Prokuroria Speciale e Kosovës i akuzoi për sulmin në Banjskë të Zveçanit - ose së paku...

Lexo më shumë

Telefoni i Laert Haxhiut në laboratorin e SPAK, çfarë shpresojnë të gjejnë hetuesit

Telefoni i Laert Haxhiut në laboratorin e SPAK, çfarë shpresojnë të gjejnë hetuesit
1 Korrik, 2025

Telefoni i Laert Haxhiut është dërguar për ekzaminim në laboratorin digjital të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pas sekuestrimit të tij...

Lexo më shumë

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me të bijën e mitur, arrestohet 36 vjeçari

Fier/ E dhunuan grabitësit e armatosur në banesë, 54-vjeçari: Më goditën me tytën e armës në kokë
1 Korrik, 2025

Në Patos mësohet se ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku sipas policisë një 36 vjeçar ka rënë në pranga,...

Lexo më shumë

BE konfirmon mbështetjen për Ballkanin Perëndimor

BE konfirmon mbështetjen për Ballkanin Perëndimor
1 Korrik, 2025

Në Shkup janë mbledhur liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos. Ata do të diskutojnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com