Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali pati një koment për “kërcënimin”, që iu bë ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Borchardt.
Ajo tha se ky ishte një rast i paprecedentë që nuk ka ndodhur asnjë herë, ndërsa të rinjtë që ishin para pallatit ku banon ambasadori i cilësoi si para-militarë.
Një grup të rinjsh të partive opozitare që kanë shkuar në pallatin ku banon ambasadori Bernd Borchardt ditën e protestës, të shtunën.
Me duartrokitje dhe në kor në anglisht ata thonë: Borchardt turp për ju! Po ashtu në hollin e pallatit është shkruar e njëjta parullë: Borchardt turp për ju! / Opinion.al