Kosova i ka nisur me humbje Eleminatoret e Botërorit. Në ndeshjen përballë Suedisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, kombëtarja e Kosovës ka humbur 0-3, ku Ibrahimoviç dhe skuadra e tij dominuan përballë dardanëve.
Suedia kaloi në avantazh minutën e 12’, kur Augustinson arriti të finalizojë një pasim të Ibrahimoviç. Isak dyfishoi në minutën e 35-të, ndërsa një penallti e shkaktuar nga Vojvoda, do të finalizohej në gol nga Larson. Suedia regjistron fitoren e dytë duke marr kryesimin e grupit B./Opinion.al