Sport

Eleminatoret/Kosova nis me humbje, pëson 3 gola përballë Suedisë  


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:25 - 28/03/21 |
Opi Nion

Kosova i ka nisur me humbje Eleminatoret e Botërorit. Në ndeshjen përballë Suedisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, kombëtarja e Kosovës ka humbur 0-3, ku Ibrahimoviç dhe skuadra e tij dominuan përballë dardanëve.

Suedia kaloi në avantazh minutën e 12’, kur Augustinson arriti të finalizojë një pasim të Ibrahimoviç. Isak dyfishoi në minutën e  35-të, ndërsa një penallti e shkaktuar  nga Vojvoda, do të finalizohej në gol nga  Larson. Suedia regjistron fitoren e dytë duke marr kryesimin e grupit B./Opinion.al

Pas