ELBASAN- Një person i maskuar dhe i armatosur grabiti paraditen e sotme zyrat e një filiali të postës shqiptare në Elbasan. Autori kërcënoi arkëtaren dhe pasi mori paratë u largua në drejtim të paditur. Ende nuk dihet shuma e përvetësuar, por sipas të dhënave paraprake janë grabitur pensionet e pensionistëve, të invaliditetit, para të grumbulluara nga pagesat e faturave të energjisë, ujit të pijshëm, Albtelekomit dhe të gjitha shërbimeve ditore të postës. Autori ende nuk është identifikuar.