Një 22-vjeçar ka shkuar në orët e para të mëngjesit të sotëm me ambulancë në spitalin e Elbasait, pasi ishte dëmtuar në krah.
Policia bën me dije se bëhet fjalë për të riun me inicialet D.K, i cili ka deklaruar se është lënduar si pasojë e rrëzimit.
Por, gjatë kontrollit që oficerët e Policisë kanë ushtruar në automjetin e 22-vjeçarit, u gjetën një kapuç, një palë doreza, një matrapik dhe një varré hekuri, pajisje të cilat dyshohet se 22-vjeçari i përdorte për të kryer vjedhje.
I riu është transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Tiranës jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, për përcaktimin e shkakut dhe se me çfarë është dëmtuar në krah, 22-vjeçari.