Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në qytetin e Elbasanit. Pas një sherri në familje një 25-vjeçar hodhi benzinë në banesën e tij duke i vënë flakën. Zjarri nuk përfshiu vetëm shtëpinë e tij, por edhe atë të fqinjit.
Burime për Tv Klan bëjnë me dije se si pasojë e flakëve u asfiksuan disa persona. Motivet e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende, ndërsa mësohet se policia ka arrestuar 25-vjeçarin.
Ndërkohë grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Opinion.al